Rama: Gati të shkoj edhe në “SHQUP” për “Zgjedhoren”

Përfshirja e opozitës jo parlamentare në dialogun gjithëpërfshirës është e rëndësishme”, tha kryeministri Rama por shtoi  se “nuk ka kohë për të humbur, nëse opozita nuk e ndjen presionin e kohës për tu ulur”. Rama tha se është i gatshëm të ulet kudo me opozitën për reformën zgjedhore, madje të shkojë edhe tek SHQUP-i, por nuk do të pres pafund Bashën që t’i mbushet mendja se koha për të vepruar është tani. “Nëse ata janë rehat me orën që vazhdon të bjerë 12, është puna e tyre, ora ime vrapon” tha Rama duke treguar edhe njëherë se pavarësisht dorës së shtirë për dialog, nëse PD nuk pranon, do të ta bëjë atë vetëm me opozitën parlamentare sipas rekomandimeve të OSBE.

Në lidhje më ndryshimin e sistemit elektoral, Rama u shpreh se gjërat do të diskutohen dhe nëse binden, patjetër që do të ketë një rishqyrtim të sistemit.

Jam gati në çdo moment që të ulem në tryezë, do të doja që të flisnim për reformën zgjedhore, pasi koha vrapon, nëse ata nuk e ndiejnë presionin e kohës dhe janë në një kalendar tjetër është e drejta e tyre, nuk kam arsye t’u bëj presion, ‘hajdeni, hajdeni, hajdeni’. Jam këtu në çdo moment që ata dëshirojnë. Për të gjithë, çfarë ka në atë karvan, kush dëshiron që të më ketë edhe mua në tavolinë jam gati, kudo, edhe në selinë e PD-së nëse zhvillohet takimi unë shkoj, nuk e kam problem. Nuk është çështje vendi, formati, apo imponimi të axhendës, nëse ata janë rehat me orën që vazhdon të bjerë 12, është puna e tyre, ora ime vrapon. Por nuk e pres fare, ne vazhdojmë, ndërkohë që jemi gati në çdo moment të ndalojmë dhe të ulemi nëse ata duan që ne ta ndalojmë dhe të ulemi. Opozita në parlament ka një qasje të sajën të respektueshme dhe ne do e debatojmë, por duhet të mos humbasim asnjë sekondë për të plotësuar dy kushtet dhe fatmirësisht për reformën zgjedhore është shumë e qartë, sipas rekomandimeve të OSBE-së. Jemi gati të diskutojmë, nëse do të na bindin patjetër do ta rishikojmë sistemin” tha Rama për Report TV

Punimet në Fushë Krujë e Torovicë, Rama: Zhvillojnë zonat

Banorët e Fushë Krujës nuk do të shohin më përmbytje nga lumi Zezë. Qeveria ka nisur punimet për thellimin e shtratit të lumit dhe sistemimin e anëve të saj, për të parandaluar përmbytjet e ardhshme. Ky lum ishte mjaft problematik për zonën sa herë që kishte reshe shiu, pasi dilte nga shtrati dhe rrëmbente çdo gjë që gjente para. Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në rehabilitimin e lumit Zezë dhe ndërtimin e një ure në të. Kryeministri kërkoi që godinat që hyjnë në shtratin e lumit duhet të largohen njëherë e mirë.

Është mirë të bëhet një sistemim që të mos jetë një histori ferrash dhe ndërhyrjesh, është mirë që të bëhet një sistemim nga të dy anët, me vendos edhe një brez të gjelbër pemësh. Nuk është thjeshtë nga ana estetike, por edhe aspekti mjedisor. Edhe ato godinat që hyjnë dhe fusin hundën në shtrat duhen prishur, nuk mund të vazhdojnë të rrinë ashtu. Rehabilitimi lumit është në zhvillim e sipër dhe sipas drejtuesit të projektit respekton plotësisht standardet mjedisore. Parashikohet sistemimi i gjithë shtratit me beton, në mënyrë që të ketë vazhdimësi edhe për mirëmbajtjen.” theksoi Rama, i cili tha se ky projekt do të jap një dimension të ri infrastrukturës së zonës.

Pas Fushë Krujës, Rama ka inspektuar edhe punimet e rrugës në fshatin Torovicë të Lezhës, një problem 30 vjeçar për 10 mijë banorët e zonës. Pas shumë premtimeve të bëra në këto 3 dekada, Rama tha se më në fund banorëve i erdhi zgjidhja, ndërsa i fton ato të investojnë në bujqësi. Rama tha se me hapjen e rrugës, mundësitë për shitjen e tyre dhe lidhjen e kontratave me biznesmenët e mëdhenj për shitjen e prodhimeve është edhe më e madhe.

Me rrugën e re do të kemi mundësi edhe të shisni prodhimet tuaja, pasi kjo zonë ka një qasje mjaft pozitive ndaj bujqësisë dhe rritjes së ekonomisë. Është një rrugë e rilindur. Ju bashkoheni vetëm për protesta, por ata në jug janë bashkë në shitje. Por në prodhim janë veç. Duhet bërë bashkim që të negocioni çmimin për eksport. Mos të ngelesh këtu. Dhe jo të bësh gara kush e shet me shpejt e më lirë. Atëherë vijnë ata të mëdhenjtë dhe marrin prodhimin. Bën kontrata paraprake me importues të huaj. “ tha Rama

Rama: “Drejtësia” ka nisur pastrimin e të korruptuarve

Kryeministri Rama ka kërkuar njohjen e Kosovës dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE gjatë fjalës së tij 25 minutëshe në samitin e OKB-së në New York. Rama e nisi fjalimin me arritjet e Shqipërisë në objektivat e saj globale, ndërsa bëri një deklaratë të fortë edhe për njohjen e Kosovës nga Serbia. Në lidhje me procesin e zgjerimit të familjes europiane me Ballkanin Perëndimor, Rama tha se kjo është e vetmja formë për të siguruar stabilitetin në rajon. “Stabiliteti, siguria, prosperiteti dhe demokracia e rajonit mund të garantohet vetëm nga perspektiva europiane. E për këtë arsye, dhënia e përgjigjes pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për ambicien e tyre për të hapur bisedimet për anëtarësim, nuk do të jetë thjesht një shpërblim bazuar në meritën e tyre, por po kështu strategjikisht do të jetë vendimi më i mençur që BE do të merrte për BE-në.” tha Rama

Reforma në Drejtësi ishte një tjetër pikë ku u ndal Kryeministri Rama, një reformë mjaft e vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët. Rama tha se falë kësaj reforme shumë gjyqtarë dhen prokurorë të korruptuar kanë dalë nga sistemi i drejtësisë , ndërsa Shqipëria është në rrugën e duhur për të luftuar korrupsionin.

Megjithatë ka edhe një element tjetër që duhet përmendur, që është reforma e pashembullt në drejtësi e Shqipërisë, procesi i një pastrimi madhor duke hequr gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar nga sistemi, si dhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja gjyqësore, të përshtatura për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta, duke transformuar të gjithë fizionominë e vendit.

Korrupsioni në gjyqësor për dekada të tëra, jo vetëm parandaloi bërjen e drejtësisë, por gjithashtu u shndërrua në pengesë, për ta bërë drejtësinë normën e ekzistencës tonë të përditshme si shoqëri.

Ndërkohë që sistemi i ri i drejtësisë formësohet ngadalë, duke u bërë plotësisht funksional, ne shpresojmë që ai do të ulë në mënyrë të konsiderueshme të gjitha aktet e korrupsionit dhe të abuzimit me pushtetin dhe do të sigurojë më në fund, triumfin e drejtësisë, e shtetit të së drejtës në të gjithë vendin, një vend që e dua me shpirt dhe që e përfaqësoj me krenari këtu, sot.” tha Rama

Rama thekon se Shqipëria ka bërë progres në lidhje me barazinë gjinore, ku sumë gra janë pjesë e qeverisë apo në këshillat vendor e administratë publike. Gjatë fjalës në foltoren e OKB, Rama u shpreh se për këtë fakt është shumë krenar që ky ndryshim i madh ka ndodhur në qeverinë e tij.

Përveç kësaj, ne kemi bërë progres të madh për sa i takon barazisë gjinore me më shumë gra, sesa kurrë ndonjëherë, të pranishme në qeveri, në Parlament, në këshillat vendore dhe në administratën publike dhe jam shumë krenar të them që në qeverinë time ka më shumë gra sesa burra, një shenjë mjaft e mirë për të qenë të suksesshëm.”  

Në lidhje me pavarësinë e Kosovës, Rama tha se ky është një proces i pakthyeshëm dhe se ka ardhur koha që të dy vendet të bashkëpunojnë për të ecur përpara. Kryeministri Rama bëri thirrje që Kosova të lejohet të integrohet ne organizatat ndërkombëtare dhe qytetarët e saj të mos mbeten të izoluar.

E dashur Serbi, Kosova e pavarur është e pakthyeshme, mos jetoni më me historinë por bëni historinë për eten tuaj dhe për botën duke ardhur në realitet. E rëndësishme që Kosova t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare ku çdo vend sovran ka të drejtë të marrë pjesë. Shpresa ime e sinqertë që Ballkani Perëndimor do të arrijë të shkëputet nga e kaluara dhe të ofrojë një të ardhme të pavarur. E pajustifikueshme që Kosova me 2 mln banorë mbetet vendi i vetëm ku populli është ende i izoluar. Nga 2014 më shumë e100 mln njerëz janë shtuar asaj bashkësie që mund të hyjnë ne BE pa viza, si është e mundur që BE të mbajë peng 2 mln njerëz. E dashur BE ndaloje këtë gjë të pakuptimtë“, tha Rama në OKB

Gjatë thirrjes për njohjen e pavarësisë së Kosovës, mediat janë fokusuar edhe në reagimin e përfaqësueses së Serbisë, e cila pati një buzëqeshje ironike në fytyrë.

Nga Trump te Vuçiç, detajet nga takimet e Ramës në New York

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ku mori pjesë në samitin e OKB-së, Kryeministri Rama zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të lartë të shteteve të rajonit dhe jo vetëm. Një nga takimet më të rëndësishme është ai me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin Rama tha se kishte një bisedë të shkurtër por inkurajuese ku u vlerësua pozitivisht ecuria e Shqipërisë.

Patëm një bisedë të shkurtër se i tillë ishte formati, por të këndshme dhe të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Natyrisht inkurajuese sepse të dëgjoj “Shqipëria po ia del mirë” është kënaqësi.” tha Rama.

Në lidhje me takimet me homologët e rajonit, Rama tha se ideja e “Shengenit Rajonal’ mund të jetë më afër nga sa mendohej ndërsa vlerësoi edhe takimin me kryeministrin grek Mitsotakis, me të cilin shprehën vullnet pozitiv për zgjidhjen e çështjeve të vjetra të mbartura mes dy vendeve.

Me Mitsotakis ishte takimi i parë, një prezantim miqësor. Është e qartë se ka një vullnet pozitiv nga të dyja palët për të çuar përpara një proces të zgjidhjes së disa çështjeve të vjetra dhe të mbartura dhe ka një dëshirë të përbashkët. Me Presidentin serb dhe kryeministrin Zaev u dakordësuam për tu takuar për një bashkëpunim mes tre vendeve, takim që është hap për nxitur dhe të tjerët që të bashkohen. Takimi ka rëndësi nëse biem dakord për heqjen e kufijve për njerëzit, mallrat, biznesin dhe për investitorët për të investuar në rajonin tonë pasi kemi nevojë për një treg më të gjerë“, tha Rama.

Negociatat, Rama takon Mitzotaqis në New York

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e tij grek, Kiriakos Mitzotaqis në New York, ku të dy do të marrin pjesë në samitin e OKB-së.  Me një fjali të shkurtër Rama e cilëson takimin miqësor dhe të hapur, ndërsa mendohet se është folur edhe për çështjen e integrimit të Shqipërisë.

 “Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur”, shkruan Rama krahas fotos të takimit, ku ka qenë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Në disa deklarata të mëparshme kryeministri grek, Mitzotaqis ka vendosur një kusht paraprak për Shqipërinë duke shprehur pozicionin e Athinës zyrtare në lidhje me rrugën europiane të Tiranës. Mitzotaqis ka bërë të ditur se “Athina do të jap votën pro vetëm nëse Shqipëria punon me respektimin e të drejtave të minoritetit grek.”

Shqipëria pret vendimin për hapjen e negociatave më 18 tetor, ku qeveria ka nisur edhe takimet lobuese për mbështetjen e saj. Në takimin me Merkle të zhvilluar në Gjermani, Rama duket se ka arritur të ulë skepticizmin gjerman dhe me shumë gjasë Shqipëria do marrë hapjen e negociatave në 18 tetor.

Një burim për RealStory.al tha se 9 kushtet gjermane lidhen me kapitujt, por jo me hapjen e negociatave. Një vendim pro nga Gjermania do të ndikojë edhe në vendimin e vendeve skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Rama të vetëve: Kur unë ulem me Metën e Berishën, ju pse nuk uleni me njëri-tjetrin?

Mbledhja e Këshillin Koordinues për Rajonin e Veriut në Velipojë e organizuar nga kryeministri Rama është shoqëruar me debate për emërimin e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Gjatë mbledhjes Rama ka thënë se 80 % e drejtorëve do të largohen duke u vlerësuar nga performanca e tyre, ndërsa për emërimin e tyre ka pasur përplasje mes deputetëve dhe drejtuesve të Shkodrës. Deputetët Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj i janë ankuar kryeministrit Edi Rama se nuk janë pyetur nga deputetët Senida Mesi dhe Luan Harusha për emërimin e drejtorëve të rinj. Por përgjigja e tij ka qenë e prerë dhe e ashpër duke kërkuar më shumë bashkëpunim mes palëve “kur unë ulem me metën dhe Berishën, ça keni ju që nuk uleni të bisedoni?”

“Pse nuk uleni bashkë? Tomën e kemi aleat. Sterkaj është i Malësisë së Madhe por ka të drejtë të jap mendim për drejtorët rajonalë. Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën, ju pse nuk uleni me njëri tjetrin të flisni?”, mësohet të jetë përgjigjur Rama.

Rama gjithashtu ka kërkuar që në të gjitha bashkitë e qarkut të Shkodrës të bëhet një rivlerësim të punës, performacës, buxhetit, projekteve dhe borxhi në mënyrë që të kuptohet se në çfarë situate ndodhemi.

“80% e drejtorëve do ikin. Për të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër do të bëhet vlerësim performance i institucioneve me varësi nga qendra.  Njëkohësisht do të bëhet analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”- ka thënë Rama raporton A2 CNN.

Partia Socialiste ka ngritur dy komisione (një prej të cilëve me qytetarë) për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Ngritja e komisioneve erdhi pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës pas akuzave që PD ngriti ndaj tij për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit.

Rama premton “Parajsën mbi tokë” për investitorët e huaj

Kryeministri Rama ka ftuar investitorët e huaj duke u treguar se “Shqipëria është parajsa mbi tokë” për të investuar, për shkak të taksave të ulëta apo mungesës të burokracive. Rama tha se askush nuk ka pse trembet më nga taksat e larta apo burokracitë, ndërsa u bëri thirrje investitorëve të zgjerojnë biznesin e tyre në fushën e turizmit, agroturizmit, infrastrukturës apo edhe në botën universitare, akademike dhe shërbimet shëndetësore. Këto deklarata Rama i bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në panairin e investitorëve në Forumin ‘Ekonomia blu e Mesdheut’ në Bari të Italisë. Në lidhje me turizmin, Rama tha se ky sektor po shënon rritje gjithnjë e më shumë ku numri i tyre është mbi 6 milionë në vit.

Shqipëria që po përjeton një rritje të fortë turistike. Rritemi çdo vit dhe në katër vitet e fundit kemi dyfishuar numrin e turistëve. E nisëm nga 2,9-3,1 milionë në vit dhe tani jemi mbi 6 milionë në vit. Një shifër mjaft e rëndësishme, por edhe një sfidë për Shqipërinë, sepse duhet t’i përgjigjemi këtij fluksi me kapacitete akomoduese, infrastrukturë e të tjera. Shqipëria është sot hapësira ku sipërmarrësit italianë mund të investojnë pa qenë të terrorizuar nga taksat dhe burokracia. Kush investon sot, në Shqipëri, në turizëm hotele me pesë yje, 10 vitet e para të aktivitet i ka pa asnjë taksë dhe një TVSH prej 6%. Të investosh në agroturizëm është pothuajse e njëjta gjë, ka një taksë prej 5% dhe TVSH prej 6%. Për gjërat e tjera nga pikëpamja e taksave jemi një vend mjaft normal dhe i krahasuar me Italinë jemi një parajsë mbi tokë.”- tha Rama gjatë fjalës së tij në panair.

Në kuadër të sezonit të 3-të të Forumit “Ekonomia blu e Mesdheut” në Fiera del Levante, Shqipëria ishte e pranishme me stendat e saj, të cilat u vizituan edhe nga Kryeministri Rama.

Rama fton Bashën për Reformën Zgjedhore

Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar një ftesë publike drejtuesve të partive të opozitës joparlamentare me në krye Bashën. Ndryshe nga takimi i  17 majit, ku Rama u takua dhe bëri marrëveshje vetëm me Bashën, këtë herë kryeministri kërkon takim me të gjithë krerët e partive opozitare. Pra ftesa e tij i drejtohet edhe Kryemadhit, Ndokës, Dules, Dukës, Shehit e Mediut.

Në letrën publike të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook, Rama shkruan se është gati të takohen kurdo dhe kudo për të diskutuar për reformën zgjedhore, ndërsa bën të qartë dhe njëherë se zgjedhjet e ardhshme janë në qershor të vitit 2021. Në këtë mënyrë Rama ia pret shkurt opozitës dhe kërkesës së saj për zgjedhje të parakohshme, duke ia bërë të qartë që në fillim se nuk do ta diskutojë një kërkesë të tillë.

“Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore.

Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu.

Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët, zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë.

Ju vendosët t’i digjni mandatet e hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë. Prandaj edhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Procesi ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht, por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat – sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte”, shkruan Rama.

Nuk dihet nëse kjo ftesë e tij e parë do të pasohet nga një tjetër, duke kujtuar se kjo është një taktikë e Ramës, e ndjekur më herët me Bashën, kur para zgjedhjeve të 30 qershorit i drejtoi jo pak por 6 letra, përmes të cilave e ftonte të uleshin dhe të diskutonin për një marrëveshje, në mënyrë që opozita të mos braktiste zgjedhjet. Vetë Basha pak më herët u shpreh për gazetarët të cilët e pyetën për tryezën e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore, se një tryezë e tillë nuk e zgjidh krizën në vend. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Bashës dhe i opozitës së bashkuar në tërësi, lidhur me ftesën e Ramës./realstory.al

Tusk: Shqipëria meriton negociatat, s’po ju bëjmë nder

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk ka rritur shpresat e shqiptarëve se më 18 tetor mund të jepet një dritë jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Europian. Gjatë një konference të shkurtër për shtyp të zhvilluar me kryeministrin Rama, Tusk dha mesazhin se Shqipëria meriton t’i hapen negociatat. Tusk tha se vendi ka ecur përpara me rekomandimet dhe dhënia e një “PO-je” nga BE duket se është më afër se kurrë. Për Tusk, nëse negociatat hapen në tetor, kjo do të ndodh falë përpjekjeve dhe arritjeve të Shqipërisë dhe askush të mos mendojë se po u bëhet një nder. Ai kërkoi nga Shqipëria që të vazhdojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe nuk duhet të ketë më asnjë mëdyshje, se ajo i meriton hapjen e negociatave në tetor.

 “ I dashur mik, i dashur Edi. Faleminderit për “yllin e mirënjohjes publike”. Sot ju më thatë se e meritoj këtë medalje për mbështetjen e dhënë. Medalja më e madhe do të ishte çelja e negociatave për Shqipërinë. Në sajë të përpjekjeve tuaja i jemi afruar këtij objektivi dhe askush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël, as në Tiranë dhe as në kryeqytetet e BE-së. Po i afrohemi më shumë këtij momenti. BE-ja duhet të çelë negociatat, si me Shqipërinë edhe me Maqedoninë. Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt si janë trajtuar vendet e tjera të rajonit gjatë negociatave  të tyre me BE.

Bashkimi Europian është i fiksuar me luftën kundër korrupsionit dhe marrëdhënien e fqinjësisë së mirë, pasi kjo është pjesë e ADN-së tonë. Përndryshe projekti i familjes evropiane nuk do të qëndronte dot në themele të forta. Nuk ka Europë të sigurt dhe stabël pa integrimin e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë drejtim askush nuk po i bën askujt ndonjë nder.” është shprehur Tusk, i cili ka falenderuar kryeministrin Rama për dhënien e medaljes së mirënjohjes publike për mbështetjen e dhënë në procesin e Integrimit.

Rama, gjatë fjalës së tij të shkurtër, vlerësoi Tusk, duke thënë se “ ka luajtur gjithmonë rolin e avokatit për çeljene e negociatave për shqiptarët

Kjo konferencë erdhi pas takimit të Edi Ramës dhe kreu i KiE, Tusk zhvilluan në Kryeministri, që zgjati rreth 50 minuta. Në takim është diskutuar për procesin e integrimit dhe kushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë për çeljen e negociatave. Kushte, që Tusk i bëri të dituar gjatë konferencës që janë sundimi i ligjit për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. Shqipëria prej kohësh po punon për një Reformë të thellë në Drejtësi, që është vlerësuar si nga SHBA dhe BE. Megjithatë të gjithë presin prova konkrete dhe këto do të jepen me krijimin e SPAK dhe BKH që do të hetojnë korrupsionin në nivele të larta qeverisëse. Arrestimi i politikanëve të korruptuat është prova më e madhe që BE pret të shoh nga drejtësia e re. / RealStory

Rama: Aeroportin e Vlorës e ndërtojmë vetë. Fuqi ekonomike

Për kryeministrin Rama, aeroporti i Vlorës, ka qenë një ëndërr e hershme dhe premtim i përsëritur, që më në fund po bëhet realitet. Edhe pse ende nuk është vendosur për një kompani të huaj që do të marrë përsipër ndërtimin edhe menaxhimin e saj, Rama tha se puna do të nis pranverën e ardhshme me një buxhet që do të përcaktohet shteti, në mënyrë që të mos vonohet me zbatimin e projektit që tashmë është gati.

Akoma jemi në një proces të diskutimit të brendshëm për mënyrën se si do të procedojmë. Tani kemi dhe opsionin e përfshirjes së një kompanie të huaj dhe operimin e saj, por edhe për ta filluar vetë ndërtimin për të mos vonuar. Kemi përcaktuar vetë një shumë për fillim, për të filluar një garë me kompani të specializuara. Pranverën e vitit 2020 fillon puna në kantier.” tha Rama, i cili e quajti Aeroportin e Vlorës si kryesor dhe më të rëndësishëm në Shqipëri, më shumë se ai i Rinasit, pasi do të këtë një kapacitet që mund të lejojë uljen e avionëve të mëdhenj si dhe do të operojë edhe në fusha të tjera përveç pasagjerëve, si atë të transportit të mallrave por edhe të riparimit teknik të avionëve.

Ky aeroport ka shumë rëndësi pasi nuk është turistik, do të jetë më i madh se ai i Rinasit dhe me më shumë funksione. Aeroporti i Vlorës do jetë fuqi ekonomike, do të shërbejë për transportin e  pasagjerëve, mallrave dhe riparimin e avionëve. Aeroporti i Vlorës do të jetë kryesori në vend dhe do të ketë një pistë të gjatë 3.2 kilometra për avionët trans-oqeanikë me kapacitete të madha.”- u shpreh Rama

Gjatë prezantimit të projektit të Aeroportit të Vlorës, Rama kërkoi durim nga qytetarët duke sqaruar se tmerri i  biletave të shtrenjta do të marr fund dhe tregu do të normalizohet me ndërtimin e aeroporteve të reja si ai i Kukësit, Vlorës dhe Sarandës duke sjellë një ulje të çmimit dhe bileta “low-cost”

Tmerri i biletave të shtrenjta të marrë fund një herë e mirë. Duhet pak durim dhe kohë në planin afat-mesëm. Sistemi i çmimeve do të normalizohet, se me ndërtimin e Aeroportit të Kukësit dhe Vlorës, do të ketë më shumë zgjedhje dhe mundësi”, tha Rama.

Skip to toolbar