Negociatat, Rama takon Mitzotaqis në New York

POLITIKË


Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e tij grek, Kiriakos Mitzotaqis në New York, ku të dy do të marrin pjesë në samitin e OKB-së.  Me një fjali të shkurtër Rama e cilëson takimin miqësor dhe të hapur, ndërsa mendohet se është folur edhe për çështjen e integrimit të Shqipërisë.

 “Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur”, shkruan Rama krahas fotos të takimit, ku ka qenë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.


Në disa deklarata të mëparshme kryeministri grek, Mitzotaqis ka vendosur një kusht paraprak për Shqipërinë duke shprehur pozicionin e Athinës zyrtare në lidhje me rrugën europiane të Tiranës. Mitzotaqis ka bërë të ditur se “Athina do të jap votën pro vetëm nëse Shqipëria punon me respektimin e të drejtave të minoritetit grek.”

Shqipëria pret vendimin për hapjen e negociatave më 18 tetor, ku qeveria ka nisur edhe takimet lobuese për mbështetjen e saj. Në takimin me Merkle të zhvilluar në Gjermani, Rama duket se ka arritur të ulë skepticizmin gjerman dhe me shumë gjasë Shqipëria do marrë hapjen e negociatave në 18 tetor.

Një burim për RealStory.al tha se 9 kushtet gjermane lidhen me kapitujt, por jo me hapjen e negociatave. Një vendim pro nga Gjermania do të ndikojë edhe në vendimin e vendeve skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë.




Skip to toolbar