Nga Trump te Vuçiç, detajet nga takimet e Ramës në New York

POLITIKË


Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ku mori pjesë në samitin e OKB-së, Kryeministri Rama zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të lartë të shteteve të rajonit dhe jo vetëm. Një nga takimet më të rëndësishme është ai me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin Rama tha se kishte një bisedë të shkurtër por inkurajuese ku u vlerësua pozitivisht ecuria e Shqipërisë.

Patëm një bisedë të shkurtër se i tillë ishte formati, por të këndshme dhe të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Natyrisht inkurajuese sepse të dëgjoj “Shqipëria po ia del mirë” është kënaqësi.” tha Rama.


Në lidhje me takimet me homologët e rajonit, Rama tha se ideja e “Shengenit Rajonal’ mund të jetë më afër nga sa mendohej ndërsa vlerësoi edhe takimin me kryeministrin grek Mitsotakis, me të cilin shprehën vullnet pozitiv për zgjidhjen e çështjeve të vjetra të mbartura mes dy vendeve.

Me Mitsotakis ishte takimi i parë, një prezantim miqësor. Është e qartë se ka një vullnet pozitiv nga të dyja palët për të çuar përpara një proces të zgjidhjes së disa çështjeve të vjetra dhe të mbartura dhe ka një dëshirë të përbashkët. Me Presidentin serb dhe kryeministrin Zaev u dakordësuam për tu takuar për një bashkëpunim mes tre vendeve, takim që është hap për nxitur dhe të tjerët që të bashkohen. Takimi ka rëndësi nëse biem dakord për heqjen e kufijve për njerëzit, mallrat, biznesin dhe për investitorët për të investuar në rajonin tonë pasi kemi nevojë për një treg më të gjerë“, tha Rama.




Skip to toolbar