Sondazhi Real Story: A duhet ndërruar Kushtetuta për të kufizuar Presidentin?

Në kushtet që Presidenti akuzohet se po keqpërdor pozicionin dhe kompetencat, cila është rruga për ta vetëpërmbajtur atë?

Shumë juristë mendojnë se ka vetëm një mënyrë; kufizimi i përkohshëm i kompetencave të tij. Pra një ndryshim kushtetues.

Mbi 94 deputetë votuan të premten rezolutën kundër dekretit të Metës, çka i siguron maxhorancës shumicën e nevojshme të votave për të ndryshuar Kushtetutën.

Por a do ta bëjë maxhoranca atë? Ose më saktë a duhet të përdorë maxhoranca edhe këtë mjet? Votoni në sondazhin e Realstory.al

A duhet ndërruar Kushtetuta për të kufizuar Presidentin?

Meta po bën lojë politike. S`mund të rrëzohet procedura kushtetuese, me akt normativ

Ilir Meta pezulloi procedurën për përzgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, duke e argumentuar se tani radha është e Kuvendit. Për analistin Arian Vasjari, Presidenti është në të drejtën e tij në aspektin procedural. Në “Real Story”, Vasjari u shpreh se ndërkohë, nëse Presidenti Meta do ta  kishte emëruar anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese, pa pritur Kuvendin, ai nuk do të gjykohej për këtë. “Në këndvështrimin tim kjo është anomali, por nuk mund ti shmangemi Kushtetutës. Shpresoj që parimi i lujalitetit institucional të triumfojë. E drejta nuk është shkencë ekzakte. Në parashtresën e Presidentit, në vështrimin tim janë korrekte”, tha Vasjari. Megjithatë, sipas tij Presidenti nuk është korrekt që procedurën kushtetuese të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ta rrëzojë me një akt normativ.

“Ajo që nuk është korrekte te Presidenti, është që procedurën kushtetutese ta rrëzojë me një akt normativ. Duhet të triumfojë një nga kërkesat që Bundestagu na i ka bërë, të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Pas këtij procesi do ta kemi më të qartë se kush janë ata që e pengojnë krijimin e kushtetueses. Nëse do rrimë të gjejmë fajtorin, ne nuk do dalim kurrë. Ne kemi objektiva të qarta, na kërkohet që të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Unë them që Presidenti i Republikës ka mundësinë. E drejta nuk është instrument. Nëse presidenti jep ‘ok’ nuk ka sens për ta atakuar Gjykatën Kushtetuese”, tha Vasjari. Më tej ai shtoi se mazhoranca nuk është bllokuese e konstituimit të kushtetueses, ndërkohë që opozita duhet të ushtrojë “presion” për krijimin e kësaj gjykate, tha Vasjari.

“Unë kam bindjen që mazhoranca nuk është e prirur të bllokojë konstituimin e Gjykatës Kushtetuese.  Situata është tmerrësisht delikate për mendimin tim. Jemi në një situatë që lidhet me procesin integrues të Shqipërisë. Nëse ne nuk plotësojmë kushtet, këto janë argumenta për të na vendosur në dispozicion planin B: status të privilegjuar, dhe jo anëtar të BE. Një burrë shtetit thotë: unë po e anashakloj këtë, dhe po vendos këtë. Opozita duhet të bëjë presion që çështja e Gjykatës Kushtetuese duhet të zgjidhet urgjent”, tha Vasjari.

Ndërkohë, analisti Robert Rakipllari u shpreh se vetëm SPAK është në rrugën e duhur të krijimit, ndërsa institucionet e tjera janë të komoplikuara dhe me ndërhyrje politike. Megjithatë, në këndvështrimin e Rakipllarit, Presidenti po bën përpjekje për reformën në drejtësi. “Për mua duket sikur gjasat janë për tu penguar. Për mua vetëm SPAK duket në rrugë normale për tu krijuar. Pjesa tjetër është bërë shumë e komplikuar dhe politike. Do ishte shumë mirë që kjo çështje të zgjidhej në mënyrë luajale mes presidentit dhe parlamentit. Unë e shoh atë që bën Presidenti, është i vetmi institucion që po bën një lloj përpjekje për reformën në drejtësi”, tha Rakipllari.

Kurse analisti Skënder Minxhozi e quajtu tentativën e Ilir Metës si një bllokim politik për kushtetuesen. Ai u shpreh se krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë kërkon magjistratë shumë të kualifikuar dhe të pastër në figurën e tyre. “Unë nuk e di arsyen e vonesave. Sa herë që jam interesuar se pse po vonohen këto dy gjykata, pse ngecin, mua më është thënë se kriteri për tu bërë anëtar sot i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë janë të tmerrshme. Mua më është thënë që është e vështirë të gjesh në trupën e drejtësisë sot që të kenë magjistraturën, të mos kenë nga 7 pika karburanti, që edhe të kenë kaluar vettingun. Unë kujtoj se zoti president që thoshte se kishte vetëm datën 17 tetorin në mendje për negociatat. S`mund të bësh një letër thatë aty për procedurë për ta ndaluar. Të gjithë na intereson që kjo gjykatë të krijohej. Unë mendoj se ky është një vendim politik për ta bllokuar. Nëse ka një ngërc procedural, duhet të ketë komunikim. Ku janë kanalet e konomunikimit këtu”, tha Minxhozi.

Vendim politik e quajti dhe analistin Alfred Lela, pezullimin që i bëri Ilir Meta emërimit të gjyqtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, e gjitha është lojë politike, pasi Meta pret të mësojë se cili do të jetë emri që do të përzgjedh mazhoranca. “Një nga betejat më të mëdha në SHBA është kur i vjen radha një anëtari gjykatës së lartë për të dalë një pension. Bëhet një betejë për zëvendësin e tij. Ndryshimi i madh atje është se kur vjen puna te gradat e zantit ata janë elita e elitës së gjyqtarëve. Presidenti, unë kam përshtypjen që do të shohi se kush po i vjen përballë. Në bazë të kësaj do të ndërtojë përgjigje. Është lojë politike”, tha Lela. /Realstory.al/

“Fauda” shqiptare, Lamallari: Prisni dhe pak, Hajdarmataj: Kemi RENEA

RealStory.al me një shkrim ekskluziv tha se shumë shpejt do të krijohet një strukturë elitë për të “luftuar të fortët” dhe të prangos ato. E ngjashme me njësinë speciale elitë “Fauda” izraelite, krijimi i një “Faude” shqiptare do jetë shumë shpejt gati dhe këtë e vërtetoi edhe zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari për emisioni “Real Story” në News 24. Edhe pse nuk dha detaje, Lamallari tha se shumë shpejt do të prezantohet baza ligjore e kësaj nga qeveria.

Prisni dhe pak dhe do të shihni nismën ligjore të Qeverisë për goditjen e kriminelëve. Shumë shpejt do të prezantohet i gjithë programi.” tha Lamallari.

Ndërsa për ish drejtuesin e policisë Arben Hajdarmataj tha policia e shtetit e ka një njësi të tillë dhe ajo është RENEA duke e parë me skepticizëm krijimin e një grupi elitë të posaçme.

Për të ndaluar të fortët duhet të ketë një informacion dhe këtë duhet të ta sjell dikush. Përgjegjësia kryesore e menaxhimit dhe ekzekutimit të informacionit bëhet nga policia e Shtetit. Policia aktualisht ka një repart shumë të mirë që është RENEA, që nuk kanë ceduar kurrë me informacionet që ka pasur. Nuk e shoh dot mënyrën se si mund të funksionojë një strukturë e tillë. Një polic i thjeshtë që merr informacionin dhe sheh se drejtuesi i tij është i lidhur me krimin, atëherë nuk ta jep atë informacion.” tha Hajdarmataj

Sonte në Real Story: Zhvillimet e bujshme pas atenatit ndaj prokurorit

Komplikohet edhe më shumë dosja hetimore pas atentatit të së premtes ndaj makinës ku udhëtonte prokurori i Durrësit Arian Ndoja dhe “i forti” i Shijakut Pëllumb Muharremi. Burime policore thonë se në makinën e tij janë gjetur një seri dosjesh, ku ndër të tjera spikat një dosje që përfshin Skerdilajd Konomin gjykatësi vlonjat, i vrarë në një atentat mafioz në mes të ditës në Vlorë në shtator 2011. Familja e gjykatësit, pronare e disa tokave në Hamallaj të Durrësit, ishte në një konflikt gjyqësor. Vetë Ndoja thotë se e kishte dosjen në cilësinë e avokatit, por vetëm në Shqipëri ndodh që njerëz të drejtësisë të jenë njëkohësisht avokat i dy palëve, i ligjit dhe i krimit.

“Dentist, kanadez dhe vrasës”, arrestohet i dyshuari i parë

Gjithashtu vetëm në Shqipëri ndodh të jesh edhe dentist, edhe kanadez edhe vrasës profesionist. Është ky kurrikulumi i personit kryesor të akuzuar nga organet ligjzbatuese si autori i vrasjes së mbetur në tentativë, të personave që udhëtonin në makinën e prokurorit Ndoja. Ashtu siç paralajmëruam një ditë më parë në Real Story, policia kreu sot arrestimin e bujshëm, nga cv-ja por dhe nga lidhjet familjare, postet shtetërore të këtij individi, me një familje të madhe nga Fushë Kruja. Qendër tjetër e krimit në vend, por edhe zona elektorale e deputetit socialist Rrahman Rraja. Ngjarja mesa duket po shtrin tentakulat e saj si një oktapod kriminal, që përfshin ngjarje të rënda kriminale, nga vrasja e gjyqtarit Konomi, tek vrasja e vrasësit te tij vlonjat në Durres një vit e ca më parë dhe çështje pronash e asetesh të patundshme, që kanë në bazë të tyre, tjetërsimin, me forcë, gjak dhe vulën e korruptuar të drejtësisë.

Akuzat e opozitës dhe reagimi i Kryeministrit

Mbiemri Rraja ka ngjallur reagimin e opozitës. Kreu i saj nga Korça, e ka quajtur larje hesapesh brenda llojit, në vazhdën e njëjtësimit që opozita i bën krimit dhe maxhorancës socialiste në vend. Vetë deputeti Rrahman Rraja ka kërkuar dënimin e të arrestuarit për të cilin thotë se e ka vetëm një kushëri të largët. Ndërkohë sot theu heshtjen kryeministri Edi Rama, i cili përsëriti akuzat ndaj Ndojës dhe njoftoi krijimin e bazës ligjore dhe krijimin e një force elitë kundër të fortëve. Real Story ka mësuar detaje të reja të rëndësishme sesi ajo po ngrihet, nën stërvitjen e forcave elitë izraelite, por si do të funksionojë ajo? Si do të thyejë ajo mitin e të fortëve, dhe cila do jetë lidhja e saj me SPAK dhe BKH?

“Rrumi”, Lala: Drekon me policë e prokurorë

Gazetarja Klodiana Lala bëri deklarata të forta ku akuzoi Aleksandër Lahon i njohur si “Rrumi”, se kishte lidhje me policë e prokurorë që i kanë pastruar dosjet e tij. Rrumi ishte një nga të plagosurit me precedent penal, gjatë atentatit të makinës së prokurorit Arjan Ndoja te mbikalimi i Shkozetit. Nga studio e emisionit ‘Real Story”, gazetarja u shprehur mjaft e irrituar duke akuzuar sistemin që nuk i dënon apo heton personazhe të tillë, por ato janë përdor në të gjitha ngjyrimet politike. Lala tha se kjo çështje shkon përtej një emri si “Rrumi” apo Ndoja, pasi për të problemi është sistemi.

 “Kur një polic, një kriminel dhe një prokurorë rrinë bashkë, shteti ka rënë. Krimi ndryshon ngjyrë. Për ‘Rrumin’, që sot nuk flet, pasi ka marrë plumb në nofull, unë kam informacione se ai rrinte me zyrtar të lartë të policisë, zyrtarë të përgjimeve, ka pastruar dosjet. Ai ka lidhje të forta me policisë ku mund të ketë fshirë të gjitha provat që e implikonin. Ai bënte 3 rrugë në Holandë dhe një në Itali. Kishte marrë në mënyrë të paligjshme toka në bregdet, ka 30 %  të tokave në bregdet. Ai ishte i hetuar për vrasje dhe kishte një sërë çështjes së hapura dhe të mbyllura. Politika e ka amnistuar për të marrë vota. Të gjitha qeveritë e kanë bërë këtë. Ky emër ka qenë në të gjitha ngjyrimet politike. Ka pasur vëllain nënkryetar të komunës së Sukthit. Sot e ka vëllain drejtor poste, ka pasur babanë tek komisioni i ndarjes së pronave. Ka rrahur dhe ka bërë maskaradë me pronat. problemi qëndron te sistemi, pasi këto persona kanë qëndruar në të gjitha ngjyrimet politike në gjithë këto vite.”, tha Lala.

Në debat ndërhyri dhe gazetari Basir Çollaku, i cili tha se këto njerëz merren vesh që janë të rrezikshëm vetëm kur kërcet plumbi dhe jo më herët.

Mua më bën përshtypje se kur kërcet kallashnikovi marrim vesh se ‘Rrumi’, ‘Luli’ dhe të tjerë..qenkan të hatashëm. Vetëm atë ditë që kërcet plumbi. Nga drejtësia dhe politika marrin vesh se janë të rrezikshëm. Po çfarë bëjnë këta njerëz jashtë? Pse u bënë të këqij sot dhe janë të mirë ditën e votimeve? Ça i bën bashkë dhe i ndan këta njerëz? I ndan vota, biznesi i përbashkët? A është hetuar nga prokurorë? Me kë e kanë këta persona pasurinë? Nga i kanë marrë paratë?”, tha Callaku. / Real Story

“Atentati nuk u çua deri në fund, u bllokua arma”, detajet e atentatit ndaj prokurorit

Atentati me kallashnikov që ndodhi ndaj makinës së prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, mund të kishte shënjestër edhe personin me precedent penal që po udhëtonte me të në makinë, Aleksandër Laho ose i njohur me nofkën “Rrumi”. Gazetarja Klodiana Lala tha në studion e “Real Story” se fakti që ato mbetën të plagosur ndodhi pasi arma u bllokua dhe autorët nuk e çuan deri në fund atentatin. Lala dha detaje të reja në lidhe me ngjarjen ku kanë qenë dy makina që udhëtonin, një makina ku ishte prokurori Ndoja dhe pas saj si eskortë ishte edhe makina e “Rrumit”.  Lala sqaroi se fillimisht hetimi u fokusua ndaj prokurorit Ndoja, por më pas duke p[arë dinamkën e ngjarjes dhe anën me të cilën u qëllua me armë shënjestër e sulmit mund të ketë qenë edhe Aleksandër Laho.

“Ngjarja fillimisht u hetuar si sulm për shkak të detyrës nga prokurori Arjan DNoja, por kur u zbulua se në makinë ishte edhe “Rrumi” atëherë dyshimet për hetime devijuan në drejtim të tij. Takimi mes Ndojës dhe “Rrumit” ka qenë rastësor dhe këtë e konfirmojnë tabulatet telefonike. Kur u nisën ka qenë dy makinë si eskortë, një e prokurorit Ndoja dhe pas saj ajo e Rrumit. Prokurori ishte në vend të parë, ndërsa “Rrumi” nga pas. Automjeti që u gjet i djegur i ka ndjekur për 1 km. Atentati mund të ketë qenë drejt Lahos, pasi autorët kanë sulmuar duke parakaluarnë anë të kundër në drejtim të tij. Në mjetin e padjegur  u gjet një armë e bllokuar. Kjo tregon se spe autorët nuk e çuan deri në fund atentatin. Deri më tani janë 5 persona të shoqëruar 2 nga Fushe-Kruja dhe 3 nga zona e Durrësit. Ka qenë i shoqëruar dhe Plarent Dervishi, por me pas është lënë i lirë, pasi ka pasur një alibi të fortë. Në dy maska janë gjetur gjurmë pështyme, që do të lehtësoj gjetjen e autorëve.” tha Klodiana Lala. /Real Story

A duhet ndryshuar sistemi zgjedhor? Voto në Realstory.al

Ndryshimi i sistemit zgjedhor ka vënë përballë tre palët kryesore politike në vend, mazhorancën, opozitën në Kuvend dhe opozitën jashtë parlamentit. Mazhoranca, ndonëse është treguar e hapur për të diskutuar ndryshimet e sistemit, duket se së bashku me opozitën jashtë parlamentit kanë qasje më afër sistemit aktual zgjedhor.

A duhet ndryshuar sistemi zgjedhor?

Kundërshtari më i madh i këtij sistemi është opozita në Kuvend, një faktor shumë i rëndësishëm për miratimin e reformës zgjedhore në parlament. Dhe duke i njohur vetes këtë fuqi, opozita në Kuvend po e përdor si mjet presioni ndaj dy palëve më të mëdha, mazhorancës dhe opozitës jashtë Kuvendit, që të pranojnë diskutimet edhe për sistemin zgjedhor.

Por, opozita në Kuvend nuk është e vetme që kërkon ndryshim sistemi. Asaj i janë edhe partitë e tjera opozitare. Po qytetarët çfarë mendojnë? A duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor? Realstory.al ju fton të votoni në sondazhin e hapur në faqen tonë zyrtare www.realstory.al

Mero Baze: Luli kthehu në shtëpi!

Nga Mero Baze

Një raport shkencor i Institutit të Ndërtimit ka çertifikuar pallatin ku jeton Lulzim Basha si shumë të sigurt, dhe pa asnjë dëmtim nga tërmeti i një muaji më parë në Tiranë. Eksperitza pasoi pretendimin publik të Lulzim Bashës për dëmtimin e pallatit nga tërmeti si një arsye për tu zhvendosur në dy vila luskoze në një nga rezidencat në periferi të Tiranës.

E di që duket e bezdisshme të vazhdosh ti kërkosh Lulzim Bashës të thotë qoftë dhe një herë të vërtetën, por ky është një rast që i duhet qëndruar deri në fund. Jo se Lulzim Basha ka bërë ndonjë krim duke blerë dy vila të reja luksoze, por se përpjekja për të gënjyer në opinionin publik, pa asnjë përgjegjësi dhe mbi të gjitha pa asnjë pasojë, e ka kthyer atë në një simbol të politikanit që nuk do të përballet me asnjë pasojë të veprimeve të veta.

Tani është koha të këmbngulim që Lulzim Basha nuk ka gënjyer kur ka thënë se u tremb, se pallati ju dëmtua nga tërmeti ndaj shkoi mori dy vila luksoze për të jetuar. Të gjithë mund të kemi frikëra të ndryshme në jetë dhe disa prej tyre drejtojnë jetën tonë.

Ne duhet të besojmë për një moment se Lulzim Basha u tremb vërtet nga tërmeti dhe për këtë ka bërë sakrificë maksimale, duke marrë me qira vila që bëjnë 3 mijë euro në muaj, ose duke i blerë ato me kredi.

Tani jemi të qetë se frika e Lulzim Bashës ishte e tepëruar. Instituti i Ndërtimit provon që godina është e fort, e padëmtuar, e parrezikshme dhe pa asnjë dëmtim formal që mund ta bëj të pabanueshme. Është koha t`i kërkojmë Lulzim Bashës të kthehet në shtëpinë  e tij. Kjo do ti sillte shumë të mira.

Së pari nuk do të dilte gënjeshtar, por njeri që është trembur nga tërmeti, si shumë njerëz që tremben nga dukuri natyrore të frikshme. Pamë me qindar mijëra qytetarë që i trembi Çim Peka me një lajm. Dhe Lulzimi nuk ka pse të mos jetë pjesë e tyre.

Duke u kthyer në shtëpinë e vjetër, ai dëshmon se nuk na ka gënjyer, kur tha se u tremba nga tërmeti, por thjeshtë ka gabuar se aq di nga tërmetet.

Së dyti duke u rikthyer në banesën e vjetër të tij, ku në fakt ka më shumë sipërfaqe se tek dy vilat, siç e ka pohuar vet, ai është dhe më komod dhe më i qetë në jetën e përditshme, mund të jetë më efiçentë si opozitarë dhe më i motivuar, pasi apartamenti është i mobiluar mirë dhe me shije. Edhe shtesa pa leje nuk ka pësuar dëme kështu që mund të shfrytëzohet.

Së treti ritkthimi në apartamentin e vjetër i shpëton rreth 6 mijë euro në muaj qira, sa do të duhet të paguaj aty ku ka shkuar, para se të bëj aktin e blerjes. Jo se janë shumë për të, por sidoqoftë po vijnë ditë të vëshitra për financat dhe lekët duhen ruajtur.

Por mbi të gjitha ai duhet të rikthehet në shtëpi, për tu treguar mbështetësve të vet, më shumë se sa kaq. Ai duhet të tregoj atyre, se i qëndron fjalës së thënë, se nuk ka prioritet jetën e luksit dhe vilat që mund ti përdorin biznesmenët milionerë dhe as ka bërë ndonjë pazar me oligarkët që sulmonte muaj më parë dhe tani gjën strehë në bizneset e tyre.

Duhet të rikthehet në banesën e vjetër, jo se ajo është e lirë, pasi siç ka thënë ai vet, është më e mirë se vilat, por për të treguar se në këto kohë nuk ka objektiv ndërrimin e vilave luksoze, por ndërrimin e pushtetit. Dhe pushteti nuk merret duke shetitur nga një vilë luksoze në tjetrën, por nga një fshat i varfër në tjetrin.

Është ora që Lulzimi të kthehet në shtëpi se përndryshe duhet të zgjedh të quhet hajdut, i pafytuyrë, gjobaxhi, gënjeshtar…ose në të kundërt budalla që u tremb vërtet nga tërmeti. Varet kë besojnë demokratët pastaj.

Ngjela në Real Story: Veto e Macron, mbështet politikën ruse në Ballkan

I ftuar në studion e “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, avokat Spartak Ngjela u shpreh se Rusia çdo gjë e ka zgjidhur me forcë, ndërsa tani që nuk ka forcën ajo do vuajë. Sipas Ngjelës, fakti që Franca vendosi veton për negociatat ndaj Shqipërisë, i jep mbështetje politikës së Rusisë në Ballkanin Perëndimor. “E kanë zgjidhur gjithçka me forcë, tani s`kanë forcë dhe do vujanë. Në një emision më kanë pyetur se çfarë është veto franceze? U thash që është përkrahja e politikës ruse në Ballkan. Është kundër Amerikës. Fakti që Macron nuk e argumentoi veton, tregon që fsheh këtë gjë”, tha Ngjela.

Më tej, ai u shpreh se edhe Schengeni Ballkanik, është një ide e Rusisë. Sipas Ngjelës, tre muaj përpara se Rama-Vuçiç dhe Zaev të takoheshin për krijimin e këtij mini-Schengeni, idenë e hodhi ministri i jashtëm rusë. “Tre muaj përpara se të bëhej Schengeni Ballkanin, e ka kërkuar politika ruse me ministrin e jashtëm. Ka ardhur koha të bëjmë Schengen Ballkanin. Ata janë të interesuar të ndërhynin”, tha Ngjela.

Më tej, ai foli edhe për një tjetër interes të Rusisë në Shqipëri. Sipas Ngjelës, Rusia mund të shfrytëzojë faktin që Shqipëria është në krizë ekonomike, për të plotësuar këtë boshllëk.  “Mos hapja e negociatave, mos harrojmë se Shqipëria është në krizë financiare. Dhe ky i thotë hajdeni këtu te ne. Fakti që jeni në krizë, ne ju shpëtojmë. Problemi qëndron se ata nuk janë krejtësisht të painformuar. Kanë frikë nga reforma në drejtësi, se ata janë mbajtur me korrupsion. Të shohim do flasi kryeministri shqiptar”, tha Ngjela.

Ndërkohë, analisti Roland Lami u shpreh se veto e Francës krijoi boshllëk në Ballkanin Perëndimor, por sipas tij, politika shqiptare nuk është treguar e aftë të përfitojë ekonomikisht nga aktorë të tjerë. “Unë bie dakord me avokatin që ‘jo’ e Francës la një boshllëk, dhe influenca të mëdha tentojnë ta kapin këtë boshllëk. Ky është lajmi i mirë se tregon që jemi një vend që përbën interes. Mirë që ne e konstatojmë këtë fakt, por elita politike shqiptare di ta shfrytëzojnë këtë konkurencë? Unë e kam rezervë ta them këtë. Greqia ka përfituar ekonomikisht nga Kina, por s`mund të them që Greqia rrezikon anarshi. Ku është shteti shqiptar. A jemi ne në gjendje të shfrytëzojmë disa mundësi që na jepen? Këtu shof unë hezitimin e liderëve të politikës shqiptare”, tha Lami. /Realstory.al/

“Fake news”, përplas Lelën me Bushatin në “Real Story”

Gazetari Alfred Lela debatoi me deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, në lidhje me ligjin për mediat. Sipas analistit Lela, ligji ka gjëra të mira, por ka dhe anekse që e “hedhin në erë”, pasi i jep mundësi AMA-s të vendos se çfarë është fake news. Por, deputeti i PS, Ervin Bushati bëri një krahasim të situatës me SHBA, por që ndezi dhe më tepër debatin.

Pjesë nga debati:

Lela: Ligji është magjik, duket se ka vullnetin e mirë, por ka anekse që e hedhin në erë, e bëjnë të papranueshëm. Ligji në fjalë sugjeron që të jetë AMA, ajo që vendos çfarë fake news, lajm i mirë, lajm i keq. Ata janë të emëruar politikisht o zotëri, ata janë komisionerë të partive.

Bushati: Edhe në SHBA emërohen politikisht.

Lela: Mos e bëj këtë të lutem, si mund të krahasosh gjykatësit amerikanë me këta. Do të bësh zhurmë kot apo do më dëgjosh? Duke hedhur në bisedë gjëra që janë kaq larg, si krahasimi i SHBA me Shqipërinë, si mund të bëhet. Duhet të jenë profesionistët mor zotëri, por jo kushëriri jot apo i një politikani tjetër. Me Rilindjen do ta bëjmë Shqipërinë? Unë gjykoj në 30 vite.

Bushati: Pse para 30 vitesh ka qenë më mirë?

Lela: A doni të bëni ndonjë gjë serioze apo jo?

Mediu: Kemi ardhur në këtë derexhe, për shkak të kontrollit politik mbi lajmet. Përveç portaleve me fake neës kemi fake neës institucional.

Skip to toolbar