Pas reformës në drejtësi, reforma zgjedhore është prioriteti i radhës i SHBA, për të cilën kërkon implemtimin e saj sa më të shpejtë në Shqipëria në mënyrë që të forcohet demokracia në vend. Kjo u theksuar edhe gjatë takimit mes të ngarkuarit special të SHBA në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer me ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ku reforma zgjedhore ishte në ndër pikat kyçe të bisedës. Palmer tha se është e rëndësishme të ketë një dialog gjithëpërfshirës për reformën zgjedhore dhe të reflektohen rekomandimet e OSBE/ODIH-it.
“Lidhur me situatën e brendshme në Shqipëri bashkërisht
nënvizuam nevojën për të pasur një dialog gjithëpërfshirës për reformën
elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE/ ODHIR. Kjo është thelbësore për
të përmirësuar edhe më tutje cilësinë e sistemit elektoral dhe, rrjedhimisht,
demokracinë në Shqipëri në përgjithësi.” shkruan ndër të tjera Cakaj, i
cili shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë referenca e patjetërsueshme
politike e diplomatike e Shqipërisë.
Sinjali i parë i bashkëpunimit për Reformën Zgjedhore
u dha më 25 shtator në tryezën e dialogut gjithëpërfshirës të organizuar nga
OSBE, ku opozita theu bojkotin e saj disa mujor dhe u ul në tryezë. Pavarësisht
se PD zgjodhi të largohej nga tryeza pasi paraqiti listën me kërkesat e saj, për
të cilat do të shihet nëse do të aprovohen nga PS dhe opozita parlamentare, ky
ishte një hap para drejt dialogut gjithëpërfshirës. Ku hap u përshëndet edhe
nga ambasada Amerikane, e cila pas kaq kohësh tha se Basha mori një vendim prej
udhëheqësi, pas kritikave dhe marrëdhënieve të ftohta që ishin krijuar që nga
djegia e mandateve të opozitës dhe dhuna në protesta. Reforma Zgjedhore është
edhe një nga kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e
kapitujve të procesit të integrimit duke kërkuar uljen e të gjitha palëve politike
për diskutimin e saj.
Opozita në Kuvend, shprehet se nuk do të votojë një Reformë Zgjedhore jashtë vullnetit të tyre, tha Ralf Gjoni në studion e “Real Story”. Gjoni tha “mos na detyroni të votojmë një reformë vetëm me PS, pasi në atë moment ne do të konsiderojmë marrjen e hapave të tjerë me ato alternativa që na jepen”. Sipas tij, SHBA dhe BE nuk do bëjnë presion për të mbështetur një “pazar” midis Ramës dhe Bashës. “SHBA dhe BE do të mbështesin zgjedhjet institucionale. Ju siguroj që SHBA nuk do vij kurrë që të na kërkojë ne të votojmë një pazar të Ramës e Bashës. në këtë moment, SHBA mbështet demokratizimin e jetës politike në Shqipëri. Në këtë moment ne jemi kyç me votën tonë në parlament. Ne jemi shumë modest. Kemi një votë. Edi Rama nuk i ka votat për të ndryshuar sistemin pa votën tonë. Ne nuk e kontrollojmë votën e çdo deputeti në parlament, por besojmë se Rama nuk do ketë vota pa vullnetin tonë”, tha Gjoni.
Ndërkohë, kryetarja e Grupit Parlamentar të Deputetëve të Djathtë në Kuvend, Rudin Hajdari, përmendi edhe vendosjen e “vetos” si bashkëkryetare e komisionit për Reformën Zgjedhore. “Unë kam të drejtën e vetos. Kjo dakordësi do vij me opozitën e gjerë në parlament. Amerikanët nuk mbështesin individin, por rrugët institucionale. Ata që kanë punuar për vite me amerikanët, e dinë se ata nuk funksionojnë kështu. Ne duam ndryshime të Kodit Zgjedhor, por duam një ndryshim më të madh. Shumë ndërkombëtarë janë lodhur me sjelljet politike të Shqipërisë. Ne duhet të kemi sitem ndryshe, nuk duhet të jemi peng i këtyre njerëzve”, tha Hajdari.
Opozita
parlamentare: Jo, për reformë me “arna”, ndryshim sistemi
Për opozitën parlamentare ndryshimi i
sistemit elektoral është pika kyçe ku do të bazohen ndryshimet e Reformës
Zgjedhore. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni thanë në emisionin “Real Story” se
opozita parlamentare kërkojnë një sistem proporcional kombëtar me lista të
hapura, në të cilin të përfshihen edhe rekomandimet e OSBE/ODIH-it, dhe se nuk
do të votojnë asnjë ‘arnim” të Reformës Zgjedhore që mund të bëhet përmes një
marrëveshje mes PS dhe PD.
Deputetja Hajdari tha se do të punohet mbi
draftin e paraqitur në tetor, si më i
miri i paraqitur, ku do të reflektohen jo vetëm rekomandimet e OSBE/ODIHR-it
por edhe do të punohet për ndryshimin dhe përmirësimin e sistemit për të patur
një përfaqësim më të mirë të qytetarëve dhe kryetarët e partive të mos kenë
monopolin me listat e deputetëve.
“U paraqitën dy drafte me rekomandimet e
OSBE, një në tetor, që ishte më i mirë dhe një në dhjetor që u soll i arnuar
sipas interesave të PS dhe PD. Në do të punojmë me draftin tetorit dhe do të bëjmë të gjitha ndryshimet
dhe sugjerimet e duhura në mënyrë që të paraqesim rekomandimet e dhëna nga
OSBE, të përmirësojmë sistemin dhe të kemi një përfaqësim më të mirë. Në
dëshirojmë një sistem të ri dhe do e paraqesim atë në komision dhe parlament.
Kërkojmë një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.” tha Hajdari në
Real Story.
Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Ralf
Gjoni, i cili u shpreh se nuk do të jap votën e tij nëse nuk ka ndryshim të
sistemit.
“Ndërhyrja në ligjin për partitë politike që kryetarët të mos kenë monopolin për listat për deputetët dhe shumë ndryshime të tjera janë jetike. Ne do të votojmë një paketë gjithëpërfshirëse të sistemi zgjedhor ku kërkohet ndryshim i sistemit dhe të reflektohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Nëse PS nuk kërkon ndryshim të sistemit, vota ime nuk do jetë në favor të një pseudo reforme. Nuk do votojmë asnjë makijazh buzëkuq, ose arnim teknik, për reformën zgjedhore.” tha Gjoni / REAL STORY
Hajdari:
Rama sillet si i djathtë, Basha si i majtë
Rudina Hajdari sqaroi në emisionin “Real Story”
të gazetarit Sokol Balla, atë që ndodhi në tryezën e organizuar nga OSBE për
Reformën Zgjedhore. Sipas Rudina Hajdarit, toleranca e saj për të pranuar
opozitën jashtëparlamentare të ishte pjesë e tryezës, u keqpërdor nga Ivi Kaso.
“Mendoj se takimi në tërësi ishte i frytshëm. Të paktën dëgjuam disa nga
ekspertët, dhe u takuam bashkarisht me personat që po e organizonin këtë takim.
Pritshmëritë janë shumë të mëdha, ky ishte një hap i vogël. Unë them se
toleranca ime aty u keqtrajtua. Ne u darkordësuam që Ivi Kaso të ishte prezent,
ti jepnim dhe fjalën. Kjo tolerancë u keqpërdor. Ai erdhi me një synim për të
minuar gjithë procesin e komisionit të reformës zgjedhore. Ky komision është i
njohur nga ndërkombëtarët”, tha Hajdari.
Më tej, Rudina Hajdari shtoi se sfida e
opozitës parlamentare është ndryshimi i sistemit. Sipas saj, opozita jashtë
parlamentit është e përçarë, ndërsa shtoi se partitë aleate të PD-së, janë për
ndryshimin e sistemit. “Ne si opozitë në parlament kemi dhe një sfidë shumë të
madhe për ndryshimin e sistemit. Zoti Kaso e keqpërdori këtë moment. Ai erdhi
si përfaqësues i opozitës së bashkuar, por opozita është e përçarë. Unë e di që
partitë e vogla janë për ndryshim sistemi. Basha nuk do ndryshim sistemi, Kryemadhi
nuk do largimin e Ramës. Zoti Kaso u ul pranë zotit Gjiknuri. Ai e ka më mirë që
të ulet pranë Gjiknurit se sa pranë zonjës Hajdari”, tha deputetja e opozitës.
Më tej, Rudina Hajdari u shpreh se ajo që ndodhi në tryezën e OSBE, tregon një hile të mazhorancës. “Nuk është e drejtë të citoni Ivi Kason, pa cituar deklaratën time. Ishte një detaj teknik që tregonte shumë për mënyrën se si ai ishte i prirur të pranonte… Fjalimi im thoshte këtë: duhet të ketë ndëshkim të personave që kanë abuzuar me votën e shqiptarëve. Kaso ka më shumë të drejtë morale për ta thënë këtë gjë. Marifetet, hilet, janë të mazhorancës. Kemi një Ramë që sillet si i djathtë, dhe një Bashë që sillet si i majtë”, tha Hajdari./Realstory.al/
Gjoni:
PD, se ke problemin me Ramën, por me ne
Deputeti i opozitës parlamentar Ralf Gjoni
bëri një deklaratë të fortë ku tha se PD hodhi poshtë të gjitha aksionin e saj
dhe nxjerrjen e qytetarëve në rrugë, dhe tregoi se problemin se ka me Ramën,
por me opozitën parlamentare, që në fakt është aty ku është vetëm për faj të
Bashës që dogji mandatet. Nga studio e emisionit “Real Story” të gazetarit
Sokol Balla, Gjoni sqaroi largimin e tij dhe opozitës parlamentare nga tryeza e
dialogut për Reformën Zgjedhore të organizuar nga OSBE. Gjoni tha se largimi i tij
me disa deputetë të opozitës parlamentare ishte pikërisht për të treguar një
mosdakordësinë e tyre, por jo për të bojkotuar tryezën, pasi bojkoti nuk është
praktikë e opozitës parlamentare.
“Nuk u ngritëm për të bojkotuar pasi nuk
bojkoti nuk është praktikë e jona, por e bëmë për tu treguar të pranishmëve dhe
qytetarëve që nuk ishim dakord me ato që u tha nga Zoti Kaso. PD tregoi se ajo
nuk njeh legjitimitetin e këtij komisioni dhe për të treguar se ulen në tryezë
pikërisht me Ramën, që për kaq muaj i luftuan dhe nxorën njerëzit në
rrugë. Pas gjithë aksionit dhe sulmeve
të saj politike, sot PD del e thotë se nuk e ka aspak problem të ulet me Ramën
dhe Gjiknurin në tryezë, por problemi paskemi qenë ne, opozita parlamentare. PD
e paska propozimin jashtë këtij komisioni vetëm me PS, por ne jemi atje dhe kjo
për faj të PD, që u largua. Sot nuk na shmang dot.” u shpreh deputeti Gjoni në
emisionin Real Story.
Gjatë ditës së mërkurë, Gjoni së bashku me disa deputetë të opozitës parlamentare u larguan nga tryeza e dialogut për Reformën Zgjedhore të organizuar nga OSBE, pas deklaratës së PD përmes Ivi Kasos, i cili kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme me pjesëmarrjen e PS, PD dhe ndërkombëtareve, por jo opozitës parlamentare. Kjo shkaktoi reagimin e opozitës parlamentare, që zgjodhi të largohej nga tryeza në shenjë proteste, por u rikthye më vonë sërish në të. / REAL STORY
Kulluri:
Basha, do t`i imponohet sistemit (por s`ka vota)
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin
Kulluri, deklaroi në studion e “Real Story”, se PD, para se të shprehi
vullnetin për Reformën Zgjedhore, duhet të tregojë vullnet për reformin e
brendshëm. Sipas tij, përgjegjësia për humbjen e zgjedhjeve në 2017 ishte e Bashës,
dhe jo se u vodhën votat. “Përgjegjësinë
kryesore për humbjen e zgjedhjeve e ka Basha. Nëse PD ka kaq vullnet të mirë,
flas për lidershipin, duhet të reformojë partinë e tij”, tha Kulluri.
Më tej, Kulluri u shpreh se sistemi elektoral
nuk do të jetë kurrë i mirë me partitë aktuale në vend. Sipas tij, të dyja
rregullohen njëkohësisht. “Nuk ka sistem elektoral të mirë me partitë politike
që nuk funksionojnë. Unë them se nuk është mirë as sistemi as partitë. Të dyja
rregullohen njëkohësisht. Këta demokratët dhe socialistët e thjeshtë, i pyet
njeri? Ta thëm unë që jo!”, shtoi Kulluri.
Në fund, sipas tij, as Rama e as Basha nuk kanë moral për të bërë reformë zgjedhore. Për Kullurin, PD ka degraduar. “Nuk ka Reformë Zgjedhore me këta dy që drejtojnë sot. Nuk kanë moral për ta bërë. Disa ministra të rinj të Edi Ramës unë sa herë i shoh në tv, i harroj pas një jave. Por kemi një PD të degraduar. Nuk ka meritë asnjë palë për negociatat. Ne kemi degradim politik. E dini me çfarë merret PD? Merret me legalizimet, ndërkohë që ka elektortin e persekutuar”, tha ai.
Edvin Kulluri tha se Basha është i paaftë për të sjellë në pushtet PD. Sipas tij, Partia Demokratike i është shmangur përgjegjësive të veta. “Tragjedia bashiste për mosardhjen në pushtet, është drama personale e Bashës. Rama nuk i fiton zgjedhjet me një opozitë serioze. Prrallat e Lulzim Bashës, është i paaftë të sjelli opozitën në pushtet. Kam drejtuar fushatën në kryeqytetin e hashashit të Shqipërisë, dhe kam fituar në Selenicë. Nuk kam folur kurrë. PD i shmanget përgjegjësive të veta dhe i transferon te komisioni reformës”, tha Kulluri.
Kulluri e quan të pamoralshme faktin që Basha ulet në tavolinë me Gjiknurin, të cilin e ka akuzar për vjedhje vote, dhe nuk pranon të ulet në tavolinë me Rudin Hajdarin. “Është komike, që ndjekësit e Bashës ulmojnë një javë po, një javë jo, SHBA në fb. Basha ulet me armikun e demokracisë, dhe nuk ulet me Rudina Hajdarin. Ky është imoralitet politik. Pse duhet të bindim ne Hajdarin çfarë thotë Basha? Pse ky është dielli i opozitarizmit në Shqipëri? Po ne çfarë jemi?. Basha do t`i imponohet sistemit, por nuk ka asnjë votë në parlament. Me votat e Edi Ramës do imponohet. /Realstory.al/.
Për opozitën parlamentare ndryshimi i sistemit
elektoral është pika kyçe ku do të bazohen ndryshimet e Reformës Zgjedhore.
Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni thanë në emisionin “Real Story” se opozita
parlamentare kërkojnë një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, në të
cilin të përfshihen edhe rekomandimet e OSBE/ODIH-it, dhe se nuk do të votojnë asnjë
‘arnim” të Reformës Zgjedhore që mund të bëhet përmes një marrëveshje mes PS
dhe PD.
Deputetja Hajdari tha se do të punohet mbi
draftin e paraqitur në tetor, si më i miri
i paraqitur, ku do të reflektohen jo vetëm rekomandimet e OSBE/ODIHR-it por
edhe do të punohet për ndryshimin dhe përmirësimin e sistemit për të patur një përfaqësim
më të mirë të qytetarëve dhe kryetarët e partive të mos kenë monopolin me
listat e deputetëve.
“U
paraqitën dy drafte me rekomandimet e OSBE, një në tetor, që ishte më i mirë
dhe një në dhjetor që u soll i arnuar sipas interesave të PS dhe PD. Në do të punojmë
me draftin tetorit dhe do të bëjmë të
gjitha ndryshimet dhe sugjerimet e duhura në mënyrë që të paraqesim
rekomandimet e dhëna nga OSBE, të përmirësojmë sistemin dhe të kemi një përfaqësim
më të mirë. Në dëshirojmë një sistem të ri dhe do e paraqesim atë në komision dhe
parlament. Kërkojmë një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.” tha
Hajdari në Real Story.
Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Ralf
Gjoni, i cili u shpreh se nuk do të jap votën e tij nëse nuk ka ndryshim të sistemit.
“Ndërhyrja në ligjin për partitë politike që kryetarët të mos kenë monopolin për listat për deputetët dhe shumë ndryshime të tjera janë jetike. Ne do të votojmë një paketë gjithëpërfshirëse të sistemi zgjedhor ku kërkohet ndryshim i sistemit dhe të reflektohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Nëse PS nuk kërkon ndryshim të sistemit, vota ime nuk do jetë në favor të një pseudo reforme.Nuk do votojmë asnjë makijazh buzëkuq, ose arnim teknik, për reformën zgjedhore.” tha Gjoni / REAL STORY
Thyerja e bojkotit nga opozita është mirëpritur
nga ndërkombëtaret të cilët, kanë përshëndetur vendimin e saj për të qenë pjesë
e tryezës së dialogut për reformën zgjedhore. Pas SHBA, edhe Gjermania ka përshëndetur
gjithë-përfshirjen në këtë tryezë. Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter
Zingraf ka vlerësuar pjesëmarrjen e gjerë në tryezën e dialogut për reformën zgjedhore
të organizuar nga OSBE. Zingraf tha se kjo tryezë gjithëpërfshirëse hodhi hapin
e parë dhe të duhur nga palët politike, ndërsa pret që të shohë rezultatet konkret
nga ajo.
Sipas ambasadorit Zingraf pasja e rezultateve konkret
për Reformën Zgjedhore do të jetë një bazë e sigurt për procesin e afrimit të Shqipërisë
me BE.
“Tryeza e parë për reformën zgjedhore është një hap në drejtimin e duhur. Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithë-përfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re. Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it. Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Për sa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor. Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj” shkruan Zingraf në përfundim të tryezës së dialogut për Reformën Zgjedhore.
Nisja e konferencës për tryezën e dialogut
gjithëpërfshirës për Reformën Zgjedhore u përshëndet edhe nga SHBA-të duke vlerësuar
vendimin e opozitës joparlamentare për të qenë pjesë e saj. SHBA theksoi se ky
vendim i Bashës për t’i thënë “po” tryezës së dialogut për reformën zgjedhore
tregon udhëheqësi dhe forcimin e demokracisë në vend.
Bashkëkryetarja e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore Rudina Hajdari është shprehur pro prezencës së opozitës jashtëparlamentare në tryezën e dialogu. Hajdari tha se opozita joparlamentare është e mirëpritur për të parashtruar kërkesat e saj në mënyrë që të forcojë edhe me shumë kampin opozitar. Deputetja e opozitës parlamentare, Hajdari shtoi se ndryshimi i sistemit elektoral do të jetë prioritet dhe një nga objektet e diskutimit të komisionit të Reformës Zgjedhore.
“Opozita
patjetër duhet të bëhet pjesës e kësaj tryeze sepse reforma zgjedhore është
kali i betejës që do ta forcojë opozitën dhe t’i japi shqiptarëve zgjedhje të
lira dhe të pakontestuara. Po të arrijmë të ndryshojmë dhe çlirojnë atë sistem që
u ngrit në 2008 atëherë do të jetë një fitore e të gjithëve, jo vetëm për partitë
politike por për të gjithë shqiptarët. Ndryshimi i sistemit është prioritet dhe
është vënë si objekt në komisionin e reformës zgjedhore.” tha Hajdari për
mediat, por shtoi se nëse opozita vendos me bojkotin e saj atëherë kjo është zgjedhje
e tyre dhe se reforma nuk do të mbetet peng.
“Ne shtrijmë dorën, patjetër por reforma
zgjedhore duhet të ecë përpara. Nëse ata vazhdojnë dhe bojkotojnë çdo proces
konstruktiv për demokracinë është zgjedhja e tyre, ne nuk kemi çfarë të bëjmë.
Ne do vazhdojmë ta përmbushim këtë kriter edhe për hapjen e negociatave”,
tha Hajdari.
Më 25 qershor prezenca e OSBE në Shqipëri ka
vendosur të mbajë një tryezë dialogu gjithëpërfshirëse për Reformën Zgjedhore
ku ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike në vend. Opozita jashtëparlamentare
iu përgjigj të martën se do të jetë prezente në këtë tryeze duke u tërhequr përfundimisht
nga bojkoti dhe pranoi më në fund të ulet për të diskutuar për Reformën
Zgjedhore.
“Ne i kuptojmë dëshirat e
opozitës për të parë zbatimin e reformave dhe e mbështesim qëllimin e
reformave. OSBE-ja ka bërë rekomandime shumë specifike në lidhje me Reformën Zgjedhore
në Shqipëri. Ne do të dëshironim të shihnim një dialog midis qeverisë dhe
opozitës për këto reforma, dhe, kur kjo marrëveshje të arrihet, do të
dëshironim që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen mbi këtë bazë”, u shpreh më 18
shtator Mathew Palmer, i dërguari i posaçëm i SHBA në Ballkanin Perëndimor. Pak
ditë pas kësaj deklarate, opozita është tërhequr përfundimisht dhe pranon të
ulet për të diskutuar për Reformën Zgjedhore.
Të martën në mesditë, Lulzim
Basha ka zhvilluar një mbledhje me aleatët në selinë Blu, ku në përfundim, kanë
vendosur të marrin pjesë në tryezën që OSBE do të organizojë të mërkurën për
Reformën Zgjedhore. Pas përfundimit të mbledhjes me aleatët, Monika Kryemadhi
deklaroi për mediat se “opozita ka vendosur të përfaqësohet me ekspertë në
tryezën e organizuar nga OSBE”, ndërsa shtoi se problemi për zgjidhjen e krizës
nuk është opozita.
“Kemi vendosur që të përfaqësohemi me ekspertë, dhe do të mbajmë
qëndrimin tonë në këtë tryezë. Sa i përket krizës, problemi ka qenë
kryeministri për zgjidhjen e saj, opozita ka qenë për institucionalizimin e
dialogut, kemi qenë të gatshëm edhe për të dhënë votat për reformën në
drejtësi. Ju kujtoj reformën në drejtësi, amendamentet që kemi dorëzuar ne në
Kuvende për SPAK dhe Byronë e Hetimit”, tha Kryemadhi.
Pasi ka konfirmuar vendimin për të marrë pjesë në tryezën për Reformën Zgjedhore, ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt ka shkuar në zyrën e Bashës. Takimi është zhvilluar një ditë para mbajtjes së tyrezës për Reformën Zgjedhore, ku PD thyen “bojkotin” dhe vendos të marrë pjesë. Opozita do të përfaqësohet në këtë tryezë me 3 ekspertë. Paraprakisht mësohet se opozita do të përfaqësohet në tryezë me Ivi Kason nga PD, Arjan Madhi nga PR dhe Muharrem Caka nga LSI.
Bashkëkryetarja e Komisionit për hartimin e
Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, është shprehur se “mirëpret opozitën jashtë
parlamentit për të diskutuar për këtë reformë”. Me anë të një reagimi në
rrjetet sociale, Rudina Hajdari ka paralajmëruar një Rezolutë, duke u shprehur
se Reforma Zgjedhore “po merr rrugën e duhur”.
“Rezoluta një zëri gati, Reforma Zgjedhore po merr rrugën e duhur. Ftesa për opozitën jashtë për dialog, e mirëpritur nga të gjitha palët. Kërkesat më në fund po gjejnë konsensus. Pak orë dhe ditë na ndajnë nëse politika do t’i përgjigjet po 90% të shqiptarëve për hapjen e negociatave”, ka shkruar Hadari. Ndërkohë, Kryetarja e Grupit Parlamentar të deputetëve të djathtë në Kuend, ka qenë nxitësja kryesore e Reformës Zgjedhore.
Në një intervistë të pak muajve më parë në
emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Rudina Hajdari la të hapur
mundësinë për krijimin e një partie të re politike, por, fillimisht u shpreh
ajo, duhet ndryshim i sistemit zgjedhor.
Megjithatë, si bashkëkryetare e Komisionit për
Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka qenë promotorja kryesore e reformimit të këtij
sistemi, ku shpesh ajo ka pasur dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve për të
realizuar një qëllim të tillë.
Gjatë senacës plenare të së enjtes, deputetët
e opozitës janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë për Reformën Zgjedhore,
por sipas tyre me kusht, që kjo reformë të mos jetë një “pazar” i dy partive të
mëdha në vend.
Emisioni “Real Story” i gazetarit Sokol Balla
në News 24, u fokusua te mesazhi pozitiv i dhënë nga Gjermania për hapjen e
negociatave, ndërsa debati rrodhi drejt asaj që është tema e ditës prej gati një
viti, kriza politike. Të ftuarit në studio, Kryetari i Partisë Republikane,
Fatmir Mediu, analisti dhe avokati Spartak Ngjela dhe analisti Agron
Gjekmarkaj, ranë dakord në një pikë të përbashkët; “kriza do të zgjidhet nga
Reforma Zgjedhore”. Pavarësisht diskutimeve, Fatmir Mediu pranoi se “presioni
ndërkombëar”, ka bërë që opozita të afrohet për dialog me mazhorancën, ndërsa
pika e tyre e takimit, duket se do të jetë Reforma Zgjedhore.
Reforma
Zgjedhore, Mediu në Real Story: Kemi propozuar 10 pika
Reforma Zgjedhore, duket se do të jetë një
tjetër investim ndërkombëtar. Por këtë herë, ndryshe nga e kaluara, ky investim
do të jetë aq serioz sa për Reformën në Drejtësi. I pyetur nga gazetari Sokol
Balla, në lidhje me këtë reformë, kreu i
PR, Fatmir Mediu u shpreh se duhet një sistem konkurrues. “Qëndrimin tim
për sistemin e kam bërë të qartë. Kam qenë kundër këtij sistemi, kam qenë për
garë të hapur. Duhet konkurrim. Unë nuk mendoj se duhet ta reduktojmë diskutimin
tonë me ndërkombëtarët për Reformën Zgjedhore. Çështja është te vullneti
politik dhe vullnet legjislativ. Prandaj duhet të bëjmë një analizë”, tha
Mediu.
Më tej, në studion e “Real Story”, ai u
shpreh se opozita kërkon zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa u shpreh se
opozita ka gati propozimet për Reformën Zgjedhore. “Këtë po themi, zbatimi sa më
shpejt i Reformës në Drejtësi. Për të shkuar te një parlament përfaqësues. Ne
kemi rënë dakord para disa ditësh në një takim, një nga pikat ishte Reforma
Zgjedhore. Unë e kam bërë gati atë që mendoj. Nëse flasim sot për kushtetueshmëri
është sa kushtetues është parlamenti. Nuk duhet kthyer parlamenti në kuadër të
një partie politike. Secili ka të drejtë të jetë në garë”, tha Mediu.
Ndërsa shtoi më tej, se sipas tij, sistemi më i mirë është ai “proporcional kombëtar” me lista të hapura. “Sistemi më i mirë është proporcional kombëtar me lista të hapura. Kjo është një çështje që kërkon shumë ndryshime. Ndërkombëtarët duan një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse me opozitën reale. Kjo është një realitet që do të mbyll problemin e krizave nga pikëpamja zgjedhore. Të gjitha janë në tavolinë, kemi paraqitur prej kohësh 10 pika. Ndërkombëtarët e duan opozitën brenda procesit. Ne kërkojmë një proces që të zgjidh përfundimisht garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndërkombëtarët kërkojnë ndëshkimin e krimit zgjedhor”, tha Mediu.
Ngjela:
S`ka krizë politike. SHBA kundër bojkotit të Parlamentit
Avokat Spartk Ngjela, i ftuar në studion e
emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News 24, është shprehur se
PD gaboi me djegien e mandateve, pasi nuk kuptoi se SHBA dhe Gjermania nuk do e
pranonin këtë vendim. Sipas tij, largimi nga Parlamenti është koncept anti-perëndimor.
“Duhet të përcaktojmë se krizë nuk ka. Për mua kriza është në parlament.
Pushteti luhet atje. Opozita iku, tani ka bërë dy gabime të rënda opozita në
funksion të vetvetes. E para, nuk kuptoi që SHBA dhe Gjermania nuk do e
pranonte bojkotin e parlamentit. Bojkoti është koncept anti-perëndimor. E bën
dhe doli fitimtar Saliu dhe Basha. Nuk ka rëndësi se çfarë ka pasur në mendje.
Ikën nga parlamenti, nuk ta pranon perëndimi. Sepse e kupton që je i paaftë”,
tha Ngjela.
Më tej, ai shtoi se PD bëri gabim që u largua
nga Kuvendi. Sipas tij, kriza mund të shkaktohej në Parlament duke bllokuar
mazhorancën me vota. Ndërkohë, Ngjela tha se opozita nuk ka rrugëdalje tjetër
veç dialogut me Kryeministrin Edi Rama. “Përse
të duhet më shumë? Rregullo sistemin zgjedhor, kërko ndihmë nga perëndimi. Një
rast ka në historinë botërore; socialistët e Italisë, ikën nga parlamenti, ua
mori vendet Partia Komuniste. Ata kishin arsye shumë të madhe. Momenti duket,
opozita e pa që nuk ka rrugëdalje. Mirëpo nuk është në parlament. Rama më mirë
do të bashkëpunojë me këta, se sa nuk di se kush drejton opozitën parlamentare”,
tha Ngjela.
Avokat Spartak Ngjela shprehet gjithashtu se situata do fillojë të jetë në favor të opozitës, në momentin që një delegacion ndërkombëtar do takohet me përfaqësuesit e saj. “Rama tani s`mund të thotë që nuk më lë opozita. Janë tre-katër grupe konfliktesh. Politika do fillojë të ndryshojë në favor të tyre, kur një delegacion i rëndësishëm që vjen këtu t`i takojë. Kriza është kur unë bllokoj qeverinë, s`ka vota për të marrë vendime. Kjo është krizë politike”, tha Ngjela.
“S`ka
krizë”, Mediu debat me Ngjelën në “Real Story”
Deklaratat e bëra nga Avokati Spartak Ngjela
në studion e “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se “në Shqipëri nuk ka krizë
politike”, kanë shkaktuar debat në panelin e të ftuarëve. Kryetari i Partisë
Republikane, Fatmir Mediu dhe analisti Agron Gjekmarkaj, dolën kundër
arsyetimit të Spartak Ngjelës. Mediu u shpreh se opozita nuk doli nga
Parlamenti për qejf, por për shkak të vjedhjes së votës. Ndërkohë, Ngjela iu
përgjigj duke i thënë që këtë çështje “çojeni në Uashington”. Ndërkohë, Spartak
Ngjela ka treguar formulën se si PD mund të kthehet në pushtet.
Mediu: Ne nuk dolëm nga
parlamenti për qejfin tonë. Ne dolëm për shkak të asaj që po ndodh në Shqipëri.
Ky nuk ishte parlament shumice. Ishte parlament që ishte ndërtuar për shkak të
vjedhjes së votës dhe bërjes bashkë me krimin, nuk ka më as Prokurori etj.
Ngjela: Mirë ore zotëri,
çojeni në Uashington. T’iu pranojë Uashingtoni t’iu pranoj edhe unë.
Mediu: Sot Shqipëria është
në krizë. Shqipëria po shpopullohet.
Ngjela: Kjo është
ineficencë e qeverisë. Ka qenë gjithmonë.
Gjekmarkaj: Nuk mund të thuhet
se Shqipëria nuk ka krizë, siç thotë avokati.
Ngjela: Kjo nuk është krizë
politike, krizë por jo politike. Kriza është kur e ke në parlament. Nuk ka
krizë jashtë parlamentit në të gjithë Europën.
Gjekmarkaj: Me këtë krizë,
kryeministrin mund ta kesh 30 vjet në pushtet.
Ngjela: Nuk iu ka përkrahur
asnjë politikë e madhe, asnjë partner i madh ndërkombëtar. Nuk po ndihmoni opozitën. E djathta klasika
ka qenë e gjitha pa shkollë, nuk i linte komunizmi në shkollë. Më kanë thënë të
huajt se janë 1200 shqiptarë ekselentë në perëndim, thërrisni të djathtën
klasike dhe e rrëzoni për 3 muaj, ndryshe nuk bëhet. Këtë frikë ka Rama,
prandaj iu afron.
Mediu: Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese…
Mediu:
Presioni ndërkombëtar, opozita reflektoi për krizën
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediat u
shpreh se reflektimi i opozitës për të ulur në tryezë me Ramën ka ardhur edhe
si pasojë e presionit ndërkombëtar për të adresuar çështjet kryesore të vendit.
Këto deklarata Mediu i tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla
në News 24. Ndryshimi i qëndrimit të opozitës dhe presioni publik që aleatë i
kanë bërë Bashës për uljen në dialog me Ramën, Mediu i cilësoi si një reflektim
që erdhi pas 30 qershorit por edhe presionit ndërkombëtar. Për të marrë në
vendim pozitiv për çeljen e negociatave duhet të zgjidhet kriza tha Mediu dhe
në këtë pikëpamje është rritur edhe presioni ndërkombëtar.
“Unë mendoj se të gjithë arrijmë në një
përfundim, Shqipëria është në krizë politike. Përgjegjshmëria e opozitës është
se si duhet të dilet nga kriza. Duhet zgjidhje që i shërbejnë opozitës, jo për
pushtetin, por për ta bërë shtetin funksional. Ky diskutim ka kohë që ka
filluar në opozitë. Shkaktari i kësaj situate është Edi Rama. Opozita ka nevojë
për të realizuar dhe aksionin politik. Aksioni politik i opozitës nuk ka
dështuar. Bojkotimi i zgjedhjeve nga shqiptarët krijoi një raport tjetër me
qeverinë. E dyta raporti i OSBE/ODIHR-it
ka certifikuar atë që opozita ka replikuar vazhdimisht për situatën në
Shqipëri. Sot jemi para hapjes së negociatave dhe vendi ndodhet ende në krizë.
Në këtë pikëpamje presionet janë më të mëdha ndaj ndërkombëtareve për të
adresuar çështjet me rëndësi.” tha Mediu në Real Story.
Në lidhjet me krizën që shkaktoi opozita me daljen nga parlamenti dhe protestat e dhunshme, Mediu nuk pranoi të quante opozitën shkaktare të saj, por për të kjo krizë erdhi si pasojë e shkatërrimit të kushtetutës nga ana e Ramës. “Opozita nuk ishte shkaktare e krizës, por shkatërrimi i sistemit kushtues në mënyrë të qëllimshme nga Rama dhe krijimi i një parlamenti që nuk funksiononte nga asnjë lloj pikëpamje detyroi opozitën të dilte jashtë. Në këtë pikëpamje ka reflektime, siç ka pasur dhe vërejtje për aksionin e opozitës. Prandaj e rëndësishme është që të dilet nga kjo krizë duke reflektuar mbi raporte ndërkombëtare.”- tha Mediu.
Ngjela:
Në Real Story: Nuk kemi shtet, po na e bëjnë aleatët
Për avokatin Spartak Ngjela, Shqipëria nuk ka
dhe nuk ka pasur kurrë shtet, por ajo po krijohet nga ndërkombëtarët falë
Reformës në Drejtësi. Gjatë replikave të tij të ashpra me kreun e PR-së, Fatmir
Mediu në emisionin Real Story, Ngjela u shpreh se reforma në drejtësi është e
vetmja shpresë që ky vend do të bëhet. Sipas avokat Ngjelës me këtë drejtësi të
re nuk ka më rëndësi se kush është gjyqtari, por kush është ligji dhe
kushtetuta, pasi atë do të zbatojnë.
“Reforma në Drejtësi është e vetmja shpresë,
shtetin tonë po e bëjnë aleatët, pasi ne nuk mundemi dot ta bëjmë. Drejtësia
është e vetmja shpresë e jona që do të eliminojë korrupsionin në nivele të
larta qeverisëse. Nuk ka rëndësi se kush janë gjyqtarët, por kush është ligji
dhe kushtetuta dhe për fatin tonë ky ligj po bëhet nga aleatët. Nuk ka zgjedhje
të lira pas pushtet gjyqësor dhe asnjë sektor tjetër.” tha Ngjela.
Reforma në Drejtësi është një nga reformat më të vlerësuara dhe të rëndësishme nga ndërkombëtarët dhe ajo është vazhdimisht nën monitorimin e SHBA që të krijohet siç duhet. Kjo drejtësi e re që pritet të vendoset sa më parë në zbatim me krijimin e strukturave të reja do të luftojë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta qeverisës. Falë kësaj reforme të thellë, Shqipëria ka shpresa që t’i hapen negociata më 18 tetor, por dhe ka tmerruar kreun e shtetin dhe disa opozitarë dukë vënë në zbatim planin e tyre “për djegien e vendi’ dhe sulmimin e saj në mënyrë të vazhdueshme.
Ngjela:
Me ndryshimin e sistemit zgjedhor humb si Rama dhe Basha
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë
të fortë nga studio e emisionit “Real Story” në lidhje me reformën zgjedhore
dhe ndryshimin e sistemit elektoral duke thënë se këtë as Rama dhe as Basha nuk
e dëshiron, pasi dalin të dy të humbur. Një ndryshim i sistemit zgjedhor nuk
nxjerr dot as Ramën dhe as Bashën deputet, prandaj për avokatin Ngjela ato
zvarrisin çështjen sikur nuk duan të ulen në tryezën e dialogut.
‘Me ndryshimin e sistemit zgjedhor as Basha
dhe as Rama nuk dalin dot deputet deh e pësojnë si Ramiz Alia. Këtë ta garantoj
unë. Dy të mëdhenjtë nuk e ndryshojnë sistemin dhe e vetmja shpresë që ajo të
bëhet është opozita parlamentare. Edhe të mos duan më ato, nuk i lë opozita parlamentare.
Opozita në parlament e ka vënë kusht ndryshimin e sistemit dhe prandaj shpresa
e perëndimorëve është tek opozita e re” tha Ngjela në Real Story. Gjatë
emisionit Real Story, Ngjela tha se vetë ndërkombëtarët duan ndryshimin e
sistemit dhe prandaj po bëjnë presion për një tryezë për diskutimin e saj.
Opozita e re është shprehur e qartë se kërkon
ndryshim të sistemit dhe nuk do të lejojë asnjë marrëveshje të re Rama –Basha
në lidhje me të. Madje ata kanë shprehur veton se nuk do të lejojnë të kalojë
asnjë marrëveshje në kuvend që nuk parashikon ndryshimin tërësor të sistemit
elektoral. Kjo është mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, të cilët përveçse e
kanë njohur zyrtarisht si legjitime këtë opozitë, e cilësojnë edhe si një
faktor real për ndryshimin e sistemit. Kjo vërehet dhe në vizitat që zyrtarët e
huaj zhvillojnë në Tiranë, gjithmonë kanë përfshirë takime me Rudina Hajdarin,
që duket se është ‘e preferuara’ e re e tyre. /RealStory.al/
Reforma Zgjedhore, duket se do të jetë një
tjetër investim ndërkombëtar. Por këtë herë, ndryshe nga e kaluara, ky investim
do të jetë aq serioz sa për Reformën në Drejtësi. I pyetur nga gazetari Sokol
Balla, në lidhje me këtë reformë, kreu i
PR, Fatmir Mediu u shpreh se një sistem konkurrues. “Qëndrimin tim për
sistemin e kam bërë të qartë. Kam qenë kundër këtij sistemi, kam qenë për garë
të hapur. Duhet konkurrim. Unë nuk mendoj se duhet ta reduktojmë diskutimin
tonë me ndërkombëtarët për Reformën Zgjedhore. Çështja është te vullneti
politik dhe vullnet legjislativ. Prandaj duhet të bëjmë një analizë”, tha
Mediu.
Më tej, në studion e “Real Story”, ai u
shpreh se opozita kërkon zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa u shpreh se
opozita ka gati propozimet për Reformën Zgjedhore. “Këtë po themi, zbatimi sa më
shpejt i Reformës në Drejtësi. Për të shkuar te një parlament përfaqësues. Ne
kemi rënë dakord para disa ditësh në një takim, një nga pikat ishte Reforma
Zgjedhore. Unë e kam bërë gati atë që mendoj. Nëse flasim sot për kushtetueshmëri
është sa kushtetues është parlamenti. Nuk duhet kthyer parlamenti në kuadër të
një partie politike. Secili ka të drejtë të jetë në garë”, tha Mediu.
Ndërsa shtoi më tej, se sipas tij, sistemi më
i mirë është ai “proporcional kombëtar” me lista të hapura. “Sistemi më i mirë është
proporcional kombëtar me lista të hapura. Kjo është një çështje që kërkon shumë
ndryshime. Ndërkombëtarët duan një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse me
opozitën reale. Kjo është një realitet që do të mbyll problemin e krizave nga
pikëpamja zgjedhore. Të gjitha janë në tavolinë, kemi paraqitur prej kohësh 10
pika. Ndërkombëtarët e duan opozitën brenda procesit. Ne kërkojmë një proces që
të zgjidh përfundimisht garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ndërkombëtarët kërkojnë ndëshkimin e krimit zgjedhor”, tha Mediu. /Realstory.al/
Afrimi i tetorit, kur
Këshilli Europian do të marrë vendimin për Shqipërinë lidhur me negociatat e
anëtarësimit, ka shtuar thirrjet e BE për uljen e palëve në tryezën e bisedimeve
dhe gjetjen e një kompromisi për daljen nga kriza politike dhe institucionale,
që vazhdon prej 7 muajsh. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ftoi të
premten, (13.09.2019), partitë politike të ulen në dialog për të arritur këtë
qëllim dhe shtuar shanset e një vendimi pozitiv nga Brukseli. “Kontaktet
mes qeverisë dhe aktorëve të tjerë politikë duhet të vazhdojnë në 5 javët në
vijim përpara takimit të Brukselit”, tha Soreca të premten pas nënshkrimit
me qeverinë Rama të Marrëveshjes financiare IPA ( Instrumenti i Para
Anëtarësimit). Soreca sugjeroi reformën zgjedhore si shtysë për të nisur
dialogun me opozitën jashtë parlamentit, të cilën e quajti ” diçka
specifike”.
Reforma zgjedhore – reformë tjetër kyç për Shqipërinë
“Reforma zgjedhore
është e rëndësishme dhe e nevojshme, pasi do të sillte një gjë të rëndësishme
për qytetarët e Shqipërisë, për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Mbi 90 për
qind e qytetarëve shqiptarë që i përkasin gjithë spektrit politik të shoqërisë
shqiptare dëshirojnë që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian.
Prandaj të gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog”, argumentoi
Soreca.
Por dialogu për këtë
duket i vështirë për momentin, edhe pse reforma zgjedhore është reforma e dytë
e rëndësishme, pas Reformës në Drejtësi, edhe pse kryerja e saj do të bëjë të
mundur ndarjen nga zgjedhje „atipike, pa pjesëmarrjen e opozitës”, gjë për
të cilën të gjitha partitë janë të interesuara. Partitë e vogla opozitare
jashtë parlamentit përfshirë edhe LSI kanë dhënë sinjale, se edhe mund të ulen
në tryezën e bisedimeve për reformën zgjedhore. Por Partia Demokratike, që
kryeson këtë opozitë, nuk jep asnjë shenjë gatishmërie për të filluar dialogun
me qeverinë dhe maxhorancën socialiste për këtë reformë. Thirrjeve të BE dhe
faktorit ndërkombëtar, ftesës së kryeministrit Rama dhe mazhorancës socialiste
për bashkëpunim dhe dialog ajo i përgjigjet me paralajmërimin për rifillimin e
protestave antiqeveritare, largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një
qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme, si e vetmja rrugë e daljes nga
kriza e shkaktuar, që opozita e konsideron të shkaktuar nga lidhjet e qeverisë
me krimin e organizuar dhe manipulimin e zgjedhjeve.
Meta: Dalja nga kriza – ҫmontimi i shtetit të
gënjeshtrës
Presidenti Meta, fati
politik i të cilit do të varet nga opinioni i Komisionit të Venecias, në fillim
të tetorit, nëse ka kryer apo jo veprim anti-kushtetues lidhur me dekretet e
tij që shfuqizuan datën 30 qershor si
datën e Lokaleve 2019 dhe dekretuan 13 tetorin, është po kaq i ashpër në
kritikat ndaj qeverisjes Rama. Sipas tij dalja nga kriza e thellë politike edhe
institucionale do të vijë përmes betejës së gjithë shqiptarëve ”për të çmontuar
shtetin e propagandës, të gënjeshtrës që po i merr shpirtin shtetit të së
drejtës”, tha ai të premten në mbrëmje, (13.09)
i ftuar në një televizion lokal. Procedurat e shkarkimit të tij vazhdojnë, por
Meta tha, se “do të japë dorëheqjen, nëse Komisioni i Venecias në
opinionin e tij konkludon se ka shkelur Kushtetutën”, pa pritur që të gjykohet
nga Gjykata Kushtetuese që pritet të ngrihet. Ndërkohë që dekreti i tij për
përsëritje të Lokaleve 2019 mbeti në letër, pasi as që bëhet fjalë për
përsëritjen e zgjedhjeve, të fituara nga PS në masën 60 bashki nga 61 që ka
gjithsej Shqipëria.
Partia Demokratike mes protestës dhe dialogut
Refuzimi i deritanishëm i dialogut dhe rifillimi i protestave e vendos PD përballë situatash të vështira. Gjasat që t’ia dalë mbanë me protestat e vjeshtës të rrëzojë Ramën janë të pakta. Në protestat kombëtare shkurt-qershor ajo nuk e arriti këtë synim, po ashtu edhe Lokalet 2019 më 30 qershor u zhvilluan. PD ka përballë opozitën e re parlamentare, të gatshme të bashkëpunojë me maxhorancën socialiste për reformën zgjedhore. Qëndrimi jashtë sistemit mbart rreziqe për ekzistencën e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. Lidershipi i saj është i vetëdijshëm për këtë rrezik dhe tani për tani duket i mbetur pezull në zgjedhjen politike: protesta apo dialog dhe marrëveshje me Ramën./ DW