Bën kërdinë me pyjet, 4 të proceduar penalisht, mes tyre një inspektor

Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal ndaj 3 personave për prerje të paligjshme të pyjeve dhe inspektorit të pyjeve që mbulonte monitorimin e zonës ku u konstatua shkelja dhe prerjet e paligjshme të pemëve. Janë proceduar penalisht për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave” dhe ”Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit A.N., A.C. dhe R.K., pasi u kapën në flagrancë gjatë operacionit në bjeshkët e Domnit duke transportuar me kamionët e tyre në drejtim të Shkodrës lëndën drusore, për të cilën nuk dispononin dokumentacion përkatës. Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Z.GJ., me detyrë inspektor i pyjeve, pasi nuk ka ushtruar kontroll në zonën që mbulon. 

Policia gjithashtu sekuestroi edhe 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Të gjitha këto veprime u morën në kuadër të operacionit të koduar “Maranaj” për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

ShkodërVijon operacioni kundër krimeve mjedisore Finalizohet operacioni "Maranaj", për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër. Sekuestrohen 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.Procedohen 3 shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve.Procedohet penalisht edhe një insektor i pyjeve që mbulon zonën ku u evidentuan rastet e prerjes së paligjshme të pyjeve.Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, në zbatim të planit të posaçëm në shkallë vendi, kundër informalitetit dhe krimeve mjedisore, ka organizuar operacionin "Maranaj", që është ende në vijim.Deri tani, nga shërbimet e Policisë është bërë sekuestrimi i rreth 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme, që transportohej me kamionë në drejtim të Shkodrës.Janë proceduar penalisht për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave” dhe ”Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit A.N., A.C. dhe R.K., pasi u kapën në flagrancë gjatë operacionit në bjeshkët e Domnit të Njësisë Administrative Postrribë duke transportuar me kamionët e tyre në drejtim të Shkodrës lëndën drusore, për të cilën nuk dispononin dokumentacion përkatës. Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", shtetasi Z.GJ., me detyrë inspektor i pyjeve, pasi nuk ka ushtruar kontroll në zonën që mbulon.Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm.

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 3. September 2019

Foto/ Shkodër, sulmohet autobusi i Tiranës, s`ka lojtarë të lënduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas ndeshjes Vllaznia-Tirana, e vlefshme për javën e tretë të Superligës. Sipas asaj që raporton klubi bardheblu, pas përfundimit të ndeshjes, persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar autobusin e lojtarëve të Tiranës.

“Pas ndeshjes është goditur autobusi i skuadrës me gur, dëme në xham, por për fat të mirë pa probleme për lojtrët dhe stafin”, ka shkruar shkurt në një komunikatë për mediat klubi i Tiranës.

Ngjarja e rëndë ka ardhur fill pas fitores së skuadrës bardheblu, që mundi në “Loro Boriçi” ekipin e Vllaznisë me rezultatin 2-0.

Ndërkohë, gjatë lojës ndeshja është ndërprerë dy herë, pasi tifozët e skuadrës shkodrane kanë hedhur shishe uji dhe sende të forta në fushë, pasi kanë pasur pakënaqësi me arbitrin e ndeshjes.

Gjithashtu, në përfundim të takimit disa tifozë kanë tentuar të futen në fushën e lojës, por nuk janë lejuar nga forcat e sigurisë. Mësohet se forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij incidenti, që fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

PD konfuze, ‘qan’ dorëheqjen e drejtorëve në Shkodër, por i quan ‘bandë’

Partia Demokratike ka shpërndarë një deklaratë të degës lokale në Shkodër, ku reagon në lidhje me dorëheqjen masive të drejtuesve të institucioneve në Shkodër, pas urdhrit të kryeministrit Rama. Sipas PD, dorëheqja masive e drejtuesve të institucioneve rajonale është antiligjore, ndërsa sipas Selisë Blu, me këtë veprim, Rama po e lë Shkodrën në dorën e Tom Doshit.

“Edi Rama, kryetari i sektit të Rilindjes, orët e fundit po imponon një proces tërësisht antiligjor, diskriminues dhe në gjurmët e etërve të tij biologjikë e politikë. Edi Rama po vendos PS Shkodër, në administrimin e Tom Doshit, personit i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por fillimisht, po i spastron “fushën” duke i lënë në dorë të gjitha drejtoritë rajonale në Shkodër. Me një urdhër të paprecedent në historinë edhe të vendeve më të prapambetura të Afrikës, Edi Rama ka nisur instalimin e partisë – shtet duke filluar nga Shkodra, ekzaktësisht siç bënë komunistët në 1945” shkruan PD.

Sipas Partisë Demokratike, largimi masiv i drejtuesve të institucioneve është në shkelje të Kushtetutës, Statusit të Nëpunësit Civil dhe Kodit të  Punës, ndërsa e cilëson këtë lëvizje, si zëvendësimin e  ‘një bande me një tjtetër’. “Urdhri për dorëheqje në bllok të të gjithë drejtorëve rajonalë në Qarkun e Shkodrës, është totalisht antiligjor dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, Statusit të Nëpunësit Civil dhe Kodit të Punës. Me një urdhër të tillë, Rama po zëvendëson njërën bandë me një bandë tjetër.  Pasi të lirohen postet e drejtorëve, do të jetë “mëkëmbësi” i Edi Ramës në Shkodër, Tom Doshi, që do të emërojë drejtorët e rinj rajonal, në koordinim të plotë me kreun e bandës së Rilindjes, kryeministrin e fatkeqësisë kombëtare”, shkruan PD në deklaratën shpërndarë mediave.  

Më tej, konfuzioni i Partisë Demokratike, të cilët i kategorizon drejtuesit e dorëhequr të institucioneve në Shkodër, si ‘bandë’, shkon dhe më tej, duke u shprehur se ‘dorëheqjet e detyruara me urdhër partie, është mungesë dinjiteti”. “Bindja e verbër ndaj urdhrave antiligjorë, për ndëshkime kolektive përmes dorëheqjeve të detyruara me urdhër partie, është mungesë dinjiteti, pranim i tutelës partiake në vend të zbatimit të ligjit, nënshtrim ndaj një individi psikopatik. Një lëvizje e tillë e Edi Ramës, bëhet edhe për ti hedhur “hi syve” shkodranëve. Është një përpjekje e dështuar për të tërhequr vëmendjen nga skandali i Shkodrës, ku me 30 qershor kandidoi një të inkriminuar, ashtu siç bëri me Vorën dhe me bashki të tjera që do të evidentohen në ditët në vijim”, shkruan PD.

Në fund Partia Demokratike shprehet se ‘Shkodra e Shqipëria kanë një arsye më shumë për tu angazhuar në largimin një orë e më parë të Edi Ramës kësaj fatkeqësie kombëtare që nuk ndalet duke krijuar probleme për shkodranët e shqiptarët. Të gjithë bashkë, pa dallime partiake kemi detyrë para të sotmes dhe të ardhmes, të ngrihemi e ta shporrim një sahat e më parë! Rama ik”, përfundon deklarata e degës së PD në Shkodër.

Situata në Shkodër, Balla: Kërkojmë falje për Pjetrin, s`jemi si PD që ushqente Mziun në burg

Ka zgjatur rreth dy orë mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila kishte në fokusin e saj, situatën e krijuar pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit si kryebashkiak i Shkodrës. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, për mediat ka folur Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla. Numri dy i socialistëve ka folur për zhvillimet gjatë mbledhjes, duke u shprehur se në Shkodër do të ketë një reformim tërësor të partisë.  “Kishim një mbledhje kryesie të partisë që ishte e fokusuar te një axhendë pune intensive që lidhet me një ripërtëritje që paraprijnë procesin zgjedhor në PS. PS është e vetmja forcë politike në vend që është në proces të vazhdueshëm restaurimi. Në strukturën e bashkisë Shkodër do ndërmarrim një proces ringritje dhe rigjenerimi. Kemi marrë një vendim për të patur një vëmendje të veçantë procesin e riformatimit të PS në Shkodër. Jam shpresë plotë se do krijojmë një model. Brenda PS kemi gjithmonë diskutime”, tha Balla.

Më tej ai foli për rastin e Vladrin Pjetrit, duke e konsideruar një përgjegjësi personale të kryebashkiakut të dorëhequr të Shkodrës, ndërsa shtoi se për të mos lejuar më raste të tilla, do të ashpërsohet ligji i dekriminalizimit.   “Nisur për rastin e Valdrin Pjetrit i cili u votua nga shkodranët por për shkak të një përgjegjësie tërësisht personale të garantimit të pastërtisë së figurës solli pasoja. Kryeministri ka thënë sot se kjo përgjegjësi personale e personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre, ne ta ashpërsojmë, dhe një person të ndëshkohet më ashpër. Sa më i fortë ligji aq më i fortë reagim. Kryeministri ka qenë shumë i qartë. PS do vazhdojë të jetë forca motor jo vetëm në reformimin e brendshëm të saj.

Në fund, Taulant Balla u shpreh se PS i ka kërkuar popullit të Shkodrës falej, ndërsa shtoi se kurrë nuk do të ushqejë në burg njerëz të inkriminuar, siç PD, sipas Ballës, ushqente Xhelal Mziun. “Do krijohet një platformë të një komunikimi në kohë reale brenda strukturave të PS ku do depozitohet CV dhe të gjitha të dhënat e tjera. Ditën e parë që është vërtetuar mospërputhshmëria e kandidaturës së Valdrin Pjetrit me pritshmëritë e Shkodrës i kemi treguar. Ne i kemi kërkuar popullit të Shkodrës falje, por përgjegjësia është personale. PS nuk ka bërë kurrë mburojë për askënd. Nëse PD ka ushqyer Xhelal Mziun në burg, ne kurrë nuk e kemi bërë këtë”, tha Balla.

I pyetur se kush do të jetë drejtuesi i qarkut pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, Taulant Balla nuk dha përgjigje. Ndonëse në media ishin publikuar emrat e katër figurave të njohura të PS, për të marrë drejtimin e Shkodrës, ky proces mesaduket do të lihet për më vonë, deri sa të përfundojë formatimi i degës lokale të Partisë Socialiste në Shkodër.

Çështja Pjetri, Bushati: Nuk trajtohet me largime masive, të kërkohet falje

Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati, ka dalë i pari pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. Bushati është ndalur duke mbajtur një komunikim për mediat, duke folur me tone të zbutura, por pa lënë mënjanë kritikat për rastin e Shkodrës. Fillimisht, Bushati u shpreh se nuk ishte nevoja të merrej masa për të kryer shkarkime masive si ajo në rastin e drejtorëve  të institucioneve në Shkodër.

“Natysisht nuk është një cështje që trajtohet në mënyrë ligjore, apo dhe me shkarkime në masë të njerëzve që s’kanë asnjë lidhje me situatën e krijuar. Kjo i kalon muret e organizatës politike”, tha Bushati. Më tej, Bushati ka komentuar situatën e krijuar në Shkodër, duke u shprehur se për rastin në fjalë duhe të kërkohej falje. Ndërsa tregon se PS duhet t`i nënshtrohet një reforme të thellë brenda vetes, në mënyrë që të parandalohen gabime të së shkuarës.

“Rrënjët e këtij fenomeni kanë nevojë për një reformë brenda organizatës politike, për të sjellë kulturë të re brenda organizatës politike. Ne na takon të njohim realitetin, të njohim përgjegjësinë politike, dhe të themi dhe më fal për komunitetet e caktuara. Unë po flas vetëm çështje të cilat kam adresuar, jam i bindur dhe nga kontaktet që kam pasur me njerëz të zakonshëm, ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta trajtuar dhe shfarosur këtë fenomen. Unë besoj se PS është partia e intelektit, ato gabime që kemi bërë në të shkuarën, i përjashtuam nga radhët tona, u përshëndetën dhe nga SHBA”, tha ndër të tjera Bushati.

Drejtorët do japin dorëheqjen, Kadia: Institucionet në Shkodër do t`i drejtojnë femrat

Atë që Kryeministri Rama e lajmëroi të martën nga Lezha, ku u komunikoi drejtuesve të qarqeve se ‘drejtorët e drejtorive rajonale të institucioneve në Shkodër, do të largoheshin nga detyra’, ka nisur të zbatohet të mërkurën. Në një dalje për mediat, gjatë kohës që zhvillohej mbledhja e Kryesisë së PS, kryetarja e kështillit bashkiak të Shkodrës, Birsela Kadia, ka dhënë lajmin se ‘të gjithë drejtorëve burra, në drejtoritë rajonale të institucioneve, u është kërkuar dorëheqja”, tha ajo.

“Vendin e drejtorëve aktualë do ta zënë gra dhe vajza, ndërsa në përzgjedhjen e tyre do të marrin pjesë dhe qytetarët”, u shpreh kryetarja e këshillit bashkiak të Shkodrës. E pyetur në lidhje me zbatimin e urdhrit të kryeministrit, për të mos larguar gratë nga puna në bashkitë, Kadia u shpreh se prioritet do të kenë femrat.

Të martën, pas takimeve që zhvilloi me drejtuesit e qarqeve të veriut në Lezhë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi shkarkimin e drejtuesve burra nga detyra. Tashmë do të duhet që ata të japin dorëheqjen, ndërsa vendi i tyre do të zihet nga drejtuese femra.

Rama ‘shkrin’ drejtorët e Shkodrës, të mërkurën caktohet pasuesi i Pjetrit

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë fund pushimeve zyrtarisht. Pas refuzimit të mandatit si kryebashkiak i Shkodrës nga Valdrin Pjetri, Rama e ka nisur punën me një takim me strukturat e Partisë Socialiste të qarqeve veriore të vendit.  Takimi është mbajtur të martën rreth mesditës në Shëngjin të Lezhës, aty ku mësohet se Rama ka takuar drejtuesit e qarqeve veriore të vendit. Sipas raportimeve, mësohet se shefi i qeverisë është ndalur  kryesisht te puna e kryebashkiakëve të rinj, që kanë nisur punën pas betimit dhe futjes në zyrë.

Rama u ka përsëritur kryebashkiakëve të rinj që të mos “largojnë njerëzit nga puna”, ndërsa nuk dihet ende se çfarë është diskutuar për drejtimin e Shkodrës, pas largimit të Valdrin Pjetrit. Gjatë mbledhjes së zhvilluar të martën në Lezhë, Rama, sipas Report Tv, ka dhënë urdhër që drejtuesit rajonal të institucioneve në Shkodër, do të shkarkohen të gjithë nga detyra. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi. Megjithatë, mësohet se të mërkurën kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim pasdite me drejtuesit e institucioneve rajonale në Shkodër, ndërsa më pas do të ketë një mbledhje kryesie për të caktuar drejtuesin politik të këtij qarku.

Pak ditë më parë, Realstory.al publikoi një dokument të mbledhjes së Kryesisë së Partisë së Shkodrës, ku shfaqej pakënaqësia e socialistëve të këtij qyteti, jo vetëm me kandidaturën e Valdrin Pjetrit si kryebashkiak, por edhe me emra të tjetër të propozuar, siç ishte rasti i kryetares së re të këshillit bashkiak.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme, Rama mori drejtimin politik të katër qarqeve të veriut të vendit, Taulant Balla ato të Shqipërisë së mesme, ndërsa Gramoz Ruçi në jug të vendit.  Ky takim i Edi Ramës me drejtuesit e qarqeve të veriut të vendit, vjen në një moment kur opozita ka sulmuar disa të zgjedhur vendor, që sipas saj, kanë dosje të hapura me drejtësinë brenda dhe jashtë vendit.  

Foto/ Këputet pema në Shkodër, bie mbi furgonin e udhëtarëve

Një pemë dekorative me përmasa të mëdha është rrëzuar të hënën në një prej rrugicave të këtij qyteti. Mësohet se pema e mbjellë në trotuar, është këputur dhe ka rënë në tokë, duke zënë poshtë saj një furgon pasagjerësh.

Fatmirësisht, në momentin që pema është rrëzuar, në furgon nuk ka pasur njerëz. Forca me të cilën është rrëzuar pema ka shkaktuar dëme në mjetin sipër të cilit ajo është rrëzuar. Ndërkohë që raportohet se nga rrëzimi i saj nuk ka pasur persona të lënduar, kalimtar të rastit në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.

Pas këtij incidenti, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së pemës, por mësohet se ajo ka qenë e tharë. Ndaj dyshimet janë se rrënjët e saj kanë qenë të kalbura duke bërë që pema të shkulet dhe të rrëzohet në tokë. Për shkak të rënies së pemës, është bllokuar qarkullimi i mjeteve deri në pastrimin e tyre.

Debati brenda socialistëve të Shkodrës, turpëron PD

 Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka ripublikuar sot debatin brenda Këshillit Bashkiak të socialistëve në Shkodër, ndërkohë që ishte në shtëpinë e tij në  Hollandë. E ka publikuar si një “skandal” për Partinë Socialiste dhe më pas ka nxjerrë dhe përfundime prej saj, duke përfolur njerëz me akuza pa asnjë bazë. Por kjo e dyta është në traditën e tij. Ajo që duhet të jetë e sikletshme për Lulzim Bashën, është pikërisht ai proceverbal mbledhjeje. Për mua ishte gjëja më e mirë që kam lexuar vitet e fundit nga një parti politike. Dhe nuk e prisja që Partia Socialiste në Shkodër të kishte elementë të tillë kaq politikë, kaq kurajozë, kaq të vërtetë dhe kaq të vendosur, për të mbrojtur vlerat e tyre. Nëse ka një ngjarje pozitive për Partinë Socialiste në Shkodër pas gjithë këtyre gjëmave që i kanë ndodhur, është ai procesverbal mbledhjeje.

Aty kupton që partia aty është e vërtetë, është kurajoze dhe shumë politike. Ai procesverbal e nderon Partinë Socialiste dhe Lulzim Basha është personi më i paduhur jo vetëm për ta publikuar atë, por dhe për ta lexuar. Sikur Partia Demokratike në Tiranë, ose një seksion i saj, të kishte aq kurajo sa për të debatuar për gjëmat që i ka bërë Lulzim Basha, siç kanë diskutuar dhe debatuar ata anëtarët e Këshillit Bashkiak socialistë në Shkodër, PD sot do kishte shpëtuar. Sikur Kryesia e PD në Tiranë më 2017, të kishte debatuar si Këshilli Bashkiak i Shkodrës më 2019, Lulzim Basha do ishte shkarkuar nga kryetar partie, pasi ka bërë një pazar me Edi Ramën, ka shkatërruar gjithë listën e PD dhe nuk ka marrë mendimin e askujt për listën e deputetëve.

Sikur kryesia e PD në Tiranë të kishte nivelin e Këshillit Bashkiak socialist të Shkodrës më 2019, kur Lulzim Basha vendosi të djegë mandatet pa asnjë shpjegim, atëhere Lulzim Basha nuk do ishte më kryetar i PD. Por Kryesia e PD në Tiranë uli kokën dhe bëri çfarë u tha Basha, i cili po ashtu bënte çfarë i kërkonte Berisha. Sikur Kryesia e PD së Tiranës, të sillej si Këshilli Bashkiak socialist i Shkodrës, kur Basha vendosi të mos hyjë në zgjedhje dhe t’i lërë demokratët rrugëve, atëhere do kuptohej se ata nuk do t’i bindeshin urdhërit nga lart dhe do hynin në zgjedhje, duke lënë Bashën rrugëve, në vend të PD. Por Kryesia e PD në Tiranë, është vite dritë larg atij Këshillit Bashkiak socialist të Shkodrës.

Ai është një procesverbal që bën krenar PS-në e Shkodrës dhe i jep peshë debatit politik brenda Partisë Socialiste. Por mbi të gjitha, ai bën një diferencë të frikshme me kokuljen e PD para përdhunimit të Lulzim Bashës dhe daljen si delet nga Parlamenti dhe Bashkitë në rrugë, pas dashit të këmborës Sali Berisha. Punë e tyre që janë dele dhe që shkojnë pas tij, por të paktën të mos u kujtojnë njerëzve që ka dhe parti normale që debatojnë dhe mbrojnë idetë e tyre. Procesverbali i këshilltarëve bashkiakë socialistë të Shkodrës, është letër e parekomandueshme për t’u lexuar nga demokratët dhe sidomos nga Lulzim Basha. Thjesht se u kujton ku e kanë katandisur veten dhe partinë e tyre.

Epoka pas Valdrinit, debat i fortë në PS Shkodër

Një ditë para mbledhjes së këshillit të ri bashkiak të Shkodrës, të dielën më 18 gusht, dega lokale e Partisë Socialiste e këtij qyteti ka zhvilluar një mbledhje, ku është diskutuar rreth zhvillimeve në bashkinë e Shkodrës, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit. Mbledhja e drejtuar nga ish zëvendës kryeministrja Senida Mesi, dhe me praninë e deputetëve të PS në Shkodër, është shoqëruar nga debate të forta. Realstory.al ka siguruar procesverbalin e kësaj mbledhje, ku shihet se disa anëtar të kryesisë së PS në Shkodër shprehin zhgënjimin e madh për situatën e krijuar, duke thënë se ndihen ‘të turpëruar’. Pas fjalës hapëse të mbajtur nga Senida Mesi, që propozon emrin e Brisela Kadia si kryetare të re të këshillit bashkiak të Shkodrës, ka reaguar ashpër anëtarja e kryesisë, Tereze Brigja, që shprehet se socialistët e Shkodrës “nuk janë dele”.

“Ne nuk jemi dele që na vini me këta urdhra. Së pari të vini e të kërkoni falje për Kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni! Por e njohu KM Valdrinin që na e soli pa pyet?? Po ashtu pa na pyet e pa e njohtë po na sjell dhe këtë herë! Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë e mos ta shtojmë turpin”.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Bledian Nika, duke kërkuar që Valdrin Pjetri të kërkojë falje. “Së pari të vinë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jeni aty, po..po. Se nuk u morët vesh ju në këta 2.5 vite jemi në këtë gjendje që na katapultojnë njerëz pa na pyet. Unë flas e kam të drejtë të flas, se kam sjellë ma shumë vota se secili në këtë sallë…Dhe mos më drejto gishtin mua kur flet”.

Më tej debati është ashpërsuar, kur Tereze Brigja ka kërkuar që në mbledhje duhet të ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, ndërsa thotë se me Valdrinin i është bërë gropa socialistëve të Shkodrës.

“Ne jemi në demokraci, dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do doja shumë të ishte Edi rama këtu, ti them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisë PS Shkodër. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin…si merr përsipër me na detyru prap figurë tjetër… Flas se kam kontribut në vite…kam derdhë djersë. A e dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu deri në maje të Dukagjinit, nëpër një shteg rruge ku kanë vdekë mbi 75 vetë?? Nuk e dini…se nuk ka të ngjashëm në qytet kjo sforco…Nuk kam më besë ndër njerëz me u kërku votë…se jena malsorë e kena besë! Keni bërë gabim fatal, dhe tani vini prap na komandoni! Të zhytur në turp”.

Ndërkohë debati ka vijuar edhe për emrin e kryetares së këshillit bashkiak, e cila nuk ka gjetur dakordësinë e kryesisë së PS në Shkodër. “Pse na vendosni gisht për të zgjedhur një femër? Ça lidhje ka? Nuk e thotë ligji! Po qe për ashtu kemi Aurora Dibrën”, ka thënë Diana Muriqi. Por Senida Mesia është shprehur se ajo është propozim politik. “Ne kemi urdhër politik për këtë emër. Dhe mos më tregoni mua procedurën e Këshillit Bashkiak”./Realstory.al/

Skip to toolbar