I jepte gaz vazhdimisht, 61-vjeçari nga Vlora djeg makinën e tij

Një 61-vjeçar nga Vlora ka djegur mjetin e tij, gjatë kohës që ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Novoselë-Akërni. Sipas një njoftimit të policisë, mësohet se shtetasi me inicialet P.Ç., 61 vjeç banues në Vlorë, ka djegur mjetin e tij tip Renault, gjatë kohës që ishte duke udhëtuar.

 Mësohet se ky shtetas ka qenë në gjendje të dehur, duke i dhënë gaz vazhdimisht dhe në mënyrë të pakontrolluar makinës. Për pasojë, nga dhënia e gazit në mënyrë të vazhdueshme, motorri i mjetit është djegur plotësisht.

Nuk raportohet nëse nga zjarri është lënduar apo jo 61-vjeçari, ndërsa policia shprehet se ai po hetohet për veprën penale të “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”.

Prokuroria, Marku: Vettingu krijoi pasiguri te prokurorët dhe gjyqtarët

Kryeprokurorja Arta Marku ka raportuar para Komisionit të Ligjeve gjatë ditës së sotme, për raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2018. Gjatë fjalës së saj, Arta Marku u shpreh se në vitin e kaluar ka pasur shumë pasiguri për prokurorët dhe gjyqtarët për shkak të Vettingut. Proces nga i cili janë shkarkuar disa prokurorë dhe gjyqtarë.

“Viti 2018 nuk ka qenë i zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët. Vettingu ka pasur ndikim negativ, duke krijuar pasiguri për prokurorët dhe gjyqtarët. Gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë shkarkime nga Vettingu”, tha Marku.

Më tej, Arta Marku, duke folur për raportin e Prokurorisë së Përgjithshme, u shpreh se në total janë trajtuar 57 mijë raste kallëzimesh, ndërsa vihet re një ulje e numrit të kallëzimeve penale.

Gjatë vitit 2018 është rritur numri i çështjeve të dërguara për gjykim në gjykatë. Kemi bashkëpunuar më shumë me autoritetet vendase dhe të huaja. Gjatë vitit 2018 janë trajtuar 57 mijë raste kallëzuese.  Ka pasur ulje të rasteve për kallëzime penale. Një pjesë e kallëzimeve ka ardhur nga qytetarët dhe policia”.

Duke folur për kriminalitetin, Arta Marku u shpreh se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka qenë prioritet, ndërsa shtoi se Dibra është qarku me kriminalitetin më të ultë, ndërsa Vlora më të lartin.

“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka qenë prioritet. Qarku i Dibrës rezulton të ketë kriminalitetin më të ultë, ndërsa Vlora me kriminalitet më të lartë.  Gjatë vitit 2018 janë ndalur 73 persona për korrupsion”, ka thënë Marku ndër të tjera.  

Skip to toolbar