Një 50-vjeçare me iniciale N.B, po procedohet në
gjendje të lirë nga policia, pasi gjatë djegies së mbeturinave, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur
një sipërfaqe të madhe toke.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabovicë, ku
50-vjeçarja duke djegur një sasi mbeturinash, i ka dalë zjarri nga kontrolli
dhe për pasojë janë djegur plot 5 dylym vreshta, barishte e shkurre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës
së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga
pakujdesia”.
Ishulli i vogël i Sazanit është përfshirë nga
zjarri, duke djegur një pjesë të konsiderueshme të pyllit të tij. Sipas hetimeve
paraprake dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Zjarri kanë nisur mesditën e të premtes, ndërsa
marina ushtarake dhe punonjës të rojes bregdetare po punojnë për vënin në
kontroll të flakëve.
Ministria e Mbrojtjes deklaron se 16 efektivë të Forcës Detare janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa i janë bashkuar edhe 17 efektivë të tjerë janë nisur nga baza detare e Pashalimanit. Anija e shërbimit e Forcave Detare është gjithashtu në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme.
Dy shtëpi janë djegur nga zjarri që ka përfshirë kullotat dhe pyjet në malet pranë Delvinës. Zjarri ka nisur prej disa ditësh dhe vijon të përhapet duke rrezikuar edhe shtëpi të tjera. Shtëpitë janë djegur në fshatin Kardhikaq në Finiq, përgjatë rrugës së vjetër Qafa e Muzinës – Delvinë.
Terreni i vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka dhe e vetmja zgjidhje duket se është ndërhyrja me helikopter nga ajri. Flakët favorizohen nga era dhe terreni i vështirë malor duke mos lejuar ndërhyrjen e zjarrfikëses.
Ministria e Mbrojtjes ka thënë se ka dërguar drejt vendngjarjes 6 zjarrfikëse të tjera dhe 70 punonjës për të vënë nën kontroll flakët. “Gjashtë mjete zjarrfikëse nga Delvina, Saranda dhe Gjirokastra dhe 70 punonjës të MZHSH janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit në Finiq.” thuhet në reagimin e ministrisë, e cila sqaron edhe rastin e djegies së dy shtëpive.
“Dy shtëpitë e djegura kanë qenë të braktisura prej më shumë se 15 vjetësh dhe janë shumë larg qendrave të banuara.”
Për shkak të përhapjes së zjarrit pala shqiptare ka kërkuar ndihmë edhe nga Greqia, me forcat tokësore dhe ajrore, për shuarjen e flakëve në Delvinë që në të njëjtën kohë rrezikojnë edhe puset e naftës dhe Parkun Kombëtar të Syrit të Kaltër.
Një zjarr i madh ka rënë në kodrat e Mallakastrës
në afërsi të fshatit Lapulec, ndërsa rrezikohet edhe një fabrikë e prodhimit të
vajit të ullirit që ndodhet në zonë.
Prania e erës është duke favorizuar zjarrin
duke u përhapur edhe më shumë duke djegur ullishte, shkurre e kullota.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po
punon për vënin në kontroll të flakëve. Fatmirësisht pranë zjarrit nuk ka
banesa që të rrezikohen nga flakët, por vetëm një fabrikë e prodhimit të vajit,
e cila ndodhet shumë pranë vatrës së zjarrit. Dyshohet se zjarri mund të jetë i
qëllimshëm.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pranë puseve të naftës në Delvinë. Zjarrfikëset po punojnë me kapacitet të plotë për vënien nën kontroll të flakëve, për të shmangur përhapjen e tyre. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq, Sarandë, Delvinë dhe Gjirokastër, ndërsa flakët janë ende jashtë kontrollit.
Deri më tani janë djegur disa hektarë pyll dhe ullishte dhe rrezikohet që flakët të prekin edhe Parkun Kombëtar të Syrit të Kaltër.
Terreni i vështirë malor e bën gati të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa pylli i dendur dhe era favorizojnë zjarrin.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dieles që fatmirësisht nuk është kthyer në tragjedi për tifozët e skuadrës së Partizanit. Rreth orës 23 të mbrëmjes së të dieles ka marrë flakë dhe është djegur tërësisht autobusi i tifozëve të Partizanit të cilët ktheheshin në Tiranë pas ndeshjes me Kukësin që u zhvillua në stadiumin e Elbasanit.
Në autobus ndodheshin rreth 30 tifozë të cilët
shpëtuan pa lëndime. Dyshimet paraprake flasin për një defekt teknik të
autobusit që u përfshi nga flakët në mes të autostradës Tiranë-Elbasan.
Si pasojë, autostrada është bllokuar në njërin
prej akseve, duke sjellë trafik të rënduar, në orët e vona të mbrëmjes.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e
ngjarjes, ku ka vënë në kontroll flakët e zjarrit, por autobusi me targa AA 739
GM është shkrumbuar totalisht.
Kjo ngjarje vjen pak ditë, pasi një tjetër
autobus me pasagjer ka marrë flakë në ecje në rrugën e Kombit.
Një banor i fshatit Dhoksat në Gjirokastër i
ka vënë zjarrin barit të thatë në oborrin e shtëpisë dhe më pas zjarri është përhapur
me shpejtësi dhe ka përfshirë edhe varrezat e fshatit.
Për shkak të erës zjarri ka marrë përmasa të mëdha
duke rrezikuar djegien e varreve.
Fatmirësisht zjarrfikësja ka mbërritur në
fshat dhe ka bërë të mundur vendosjen nën kontrolli të flakëve.
Një skaf është përfshirë nga flakët në plazhin
e Borshit duke shkaktuar panik dhe frikë te plazhistët e shumtë.
Zjarri ka qenë i fortë duke bërë të mundur djegien
e plotë të skafit, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur shumë pranë bregut të detit.
Fatmirësisht nga ky incident i ndodhur
mesditën e së martës nuk raportohen persona të lënduar.
Policia bën me dije se skafi ishte në pronësi
të shtetasit M.V. ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije
elektrike në mjetin lundrues.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur
hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Pak javë më parë një anije turistike në
Karaburun u përfshi nga zjarri duke u djegur plotësisht.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pensilvani
në Shtetet e Bashkuara ku 5 fëmijë kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një
zjarri që përfshiu ndërtesën në qytetin Erie.
Sipas autoriteteve amerikane, viktimat janë të
moshës nga 8 muaj deri në 7 vjeç.
Më tragjikja është se katër nga viktimat ishin
kushërinj ndërsa i vdekur ka mbetur edhe djali i pronarit të qendrës.
Hetuesit thanë se kishin gjetur vetëm një
detektor tymi në papafingo të shtëpisë. “Nëse do të kishte sasinë e duhur të
detektorëve të tymit shumica e njerëzve në ndërtesë do të kishin mbijetuar”, bënë
të ditur autoritetet.