Një apartament është përfshirë nga zjarri në një pallat në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Pallati ndodhet pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe zjarri ka shkaktuar dëme në të gjithë katin ku ra zjarri.
Fatmirësisht, nga flakët nuk ka pasur pasoja në njerëz, por që dëmet materiale kanë qenë të mëdha. Burimet nga grupi hetimor thanë se zjarri mendohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur ndërsa në vendngjarje ka shkuar menjëherë zjarrfikësja që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit në kohë, duke mos përbërë rrezik për apartamentet e tjera të pallatit.
Banorët e fshatit Strum të bashkisë Roskovec janë
kërcënuar të hënën pasdite nga një zjarr i madh, që ka rënë në vendin e quajtur
Këneta e Zezë.
Sipas raportimeve të para mësohet se zjarri
ka qenë i përmasave të mëdha, duke përfshirë një sipëfaqe toke me shkurre prej
rreth 2 kilometrash.
Flakët janë ndihmuar edhe nga era, duke u përhapur
me shpejtësi, ndërkohë që një sipërfaqe e konsiderueshme serash ka rrezikuar të
digjet.
Në afërsi të vatrës së zjarrit kanë qenë dhe
disa banesa, të cilat gjithashtu rrezikonin të digjeshin.
Por fatmirësisht në vendngjarje kanë shkuar
efektivët e forcave zjarrfikëse, të cilët kanë punuar për të vënë nën kontroll
flakët dhe më pas shuarjen e tyre.
Autoritetet ende nuk kanë njoftuar nëse
zjarri ka qenë i qëllimshëm apo është shkaktuar nga pakujdesia.
Një lokal ka marrë flakë dhe është shkrumbuar
tërësisht gjatë natës në bregdetin e Shëngjinit. Lokalin është në pronësi të
shtetasit 55 vjeç me banim në Lezhë, Pjetër Prelës, i cili ka denoncuar pak kohë
më herët zyrtarë të bashkisë së Lezhës për abuzime me pronat në bregdet. Prela
akuzon pikërisht këta persona për zjarrëvënie të qëllimshme.
Në një lidhje direkte me Report TV Prela ka
thënë se 5 personat që i kanë vënë flakën lokalit kanë lidhur rojën dhe më pas
kanë tentuar t’i venë flakën të gjithë kompleksit që ai ka në pronësi, por nuk
ja kanë arritur. Nga flakët është djegur vetëm bari që është në plazh.
Kjo është hera e dytë që lokali i tij digjet nga
zjarri. Herën e parë flaka në lokal ra gjatë orëve të natës dhe për këtë u tha
se zjarri ka qenë aksidental për shkak të një defekti në ekspres. Ndërsa tani
policia po heton në disa pista ku nuk përjashtohet ajo e konkurrencës por edhe
për shkak të denoncimit që Prela ka bërë në lidhje me përvetësimin e pronave
tek Rana e Hedhme nga zyrtarë lokalë të Lezhës.
Në lidhje me skandalin e pronave tek Rana e
Hedhun janë arrestuar disa zyrtarë të lartë bashkisë së Lezhës ndaj të cilëve
gjyqet vijojnë edhe sot. Zyrtarët lokalë të hetuar nga Prokuroria akuzohen se
në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e
plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave
të konsiderueshme monetare.
Policia e Lezhës bën të ditur se nën drejtimin
e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë
punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë.
Një shkëndijë elektrike është bërë shkak që një
banesë të përfshihet nga flakët në lagjen Kastrioti të qytetit të Fushë Krujës.
Zjarri ka rënë gjatë natës së të premtes, në
një dhomë të banesës në pronësi SH.P. dhe ka shkrumbuar gjithçka çfarë kishte
brenda dhomës. Fatmirësisht,
zjarrfikësja ka mbërritur në kohë duke shmangur djegien e pjesës tjetër të
banesës, që do të përbënte një rrezik dhe për shtëpitë e tjera përreth.
Nga raportimet paraprake, bëhet e ditur se
shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka sjellë ndërprerje të energjisë
në të gjithë vendin. Familja në të cilën ra zjarri është në gjendje ekonomike
të vështirë, çka ua bën të pamundur rikonstruktimin e kësaj banese.
E gjithë Portugalia është përfshirë në një
luftë me flakët e zjarrit që ka prekur pjesën
më të madhe të vendit ndërkohë që 1 mijë zjarrfikës janë shpërndarë në terren.
Tre vatra të mëdha zjarri kanë ndarë në dy
pjesë Portugalinë, ndërkohë që ushtria është vënë në gatishmëri për të dhënë
ndihmën e saj. Fillimisht zjarri ra në provincën e Castel Branco, dy orë larg
kryeqytetit Lisbonë. Si pasojë e zjarreve, autoritetet kanë evakuuar disa
fshatra.
7 prej zjarrfikësve dhe rreth 10 banorë me
djegie të lehta, janë transportuar me helikopter për në spitalet e Lisbonës.
Era e fortë ka vështirësuar punën për shuarjen
e zjarreve.
Në dispozicion të reparteve zjarrfikës janë
vënë edhe aeroplan me ngarkesa uji kurse ushtria pret urdhërin për të dhënë
edhe ajo ndihmesën e saj.
Në vitin 2017, zjarri i madh në krahinën e Pedrogao Grande, i cili shkaktoi vdekjen e 64 personave dhe plagosjen e 250 të tjerëve, konsiderohet fatkeqësia më e madhe që ka goditur Portugalinë në kohët moderne.
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në zonën
turistike të Playa di Catania në Itali, duke rrezikuar jetën e shumë turistëve.
Flakët u përhapën me shpejtësi nga era e fortë,
duke larmuar pushuesit të cilët vrapuan drejt detit. Era e ka bërë mjaft të vështirë
vënien nën kontroll të zjarrit, i cili shkatërroi plotësisht plazhin.
Pushuesit, që ishin futur të gjithë në det, janë shpëtuar nga zjarrfikësit me barka dhe helikopterë. Midis tyre kishte 40 fëmijë.
Katër fshatra të ishullit grek Evia janë përfshirë nga flakët masive duke
djegur një sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve dhe kullotave. Në shuarjen e
zjarrit janë përfshirë më shumë se 250 zjarrfikës dhe disa helikopter që po
ndihmojnë duke hedhur ujë nga lart.
Policia ka arrestuar një 65-vjeçar, si shkaktar të vënies së zjarrit, ndërsa ka bërë evakuimin e banorëve për të shmangur tragjedinë e viti të kaluar. Në 2018, 101 persona humbën jetën nga një zjarr i madh jashtë Athinës, që u përhap në pak sekonda në të gjithë zonën e banuar duke bllokuar qytetarët brenda shtëpive.
Një apartament në katin e 10 të një pallati në qytetin e Elbasanit ka marrë flakë të martën, ndërkohë që një fëmijë 7 vjeç është evakuuar me helikopter.
Pallati ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit dhe skuadra e zjarrfikësve ka shkuar në vendngjarje ku ka kërkuar edhe ndihmën e forcave ajrore.
Ministria e Mbrojtjes njofton se Forcat ajrore ndihmuan ne evakuimin e vajzes 7-vjecare e cila gëzon shëndet të plotë, ndërkohë që shërbimi i zjarrfikës i Elbasanit ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.
“Një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës
Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për
evakuimin e një fëmije të moshës, 7 vjecare të izoluar në katin e 10 të
pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj. Fale bashkepunimit me Sherbimit zjarrfikes te
qytetit te Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë”, njofton
ministria.
“Zjarri ka qenë në përmasa të mëdha dhe në vështirësi
për të vepruar. Ne vazhduam në çdo apartament fikjen e zjarrit. I thamë
familjarëve që të qëndronin në ballkone dhe të mos trembeshin. Në pak minuta
zjarri u fik. Pallati nuk ka shkallë emergjence”, tha shefi i skuadrës së zjarrfikësve
për mediat.
Nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Falë ndihmës së marrë nga Forcat Ajrore, vajza
e shpëtuar me helikopter nga pallati në flakë në Elbasan ka marrë ndihmën mjekësore
dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Aktualisht e mitura është në gjendje të mirë shëndetësore, pas ekzaminimeve të kryera nga mjekët në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Një banesë në katin e pestë të një pallati në lagjen “Saver”, në Lushnje, ka marrë flakë. Fatmirësisht në momentin e zjarrit nuk ka pasur banorë në shtëpi, ndërsa zjarrfikëse ju është dashur rreth 90 minuta për të vënën nën kontroll flakët.
Paraprakisht dyshohet se zjarri të ketë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.