Zjarr në Roskovec, rrezikojnë disa banesa dhe sera bujqësore

AKTUALITET


Banorët e fshatit Strum të bashkisë Roskovec janë kërcënuar të hënën pasdite nga një zjarr i madh, që ka rënë në vendin e quajtur Këneta e Zezë.

Sipas raportimeve të para mësohet se zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, duke përfshirë një sipëfaqe toke me shkurre prej rreth 2 kilometrash.


Flakët janë ndihmuar edhe nga era, duke u përhapur me shpejtësi, ndërkohë që një sipërfaqe e konsiderueshme serash ka rrezikuar të digjet.

Në afërsi të vatrës së zjarrit kanë qenë dhe disa banesa, të cilat gjithashtu rrezikonin të digjeshin.

Por fatmirësisht në vendngjarje kanë shkuar efektivët e forcave zjarrfikëse, të cilët kanë punuar për të vënë nën kontroll flakët dhe më pas shuarjen e tyre.

Autoritetet ende nuk kanë njoftuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo është shkaktuar nga pakujdesia.




Skip to toolbar