Portugalia në luftë me flakët, 1 mijë zjarrfikës në terren

AKTUALITET


E gjithë Portugalia është përfshirë në një luftë me flakët e  zjarrit që ka prekur pjesën më të madhe të vendit ndërkohë që 1 mijë zjarrfikës janë shpërndarë në terren.

Tre vatra të mëdha zjarri kanë ndarë në dy pjesë Portugalinë, ndërkohë që ushtria është vënë në gatishmëri për të dhënë ndihmën e saj. Fillimisht zjarri ra në provincën e Castel Branco, dy orë larg kryeqytetit Lisbonë. Si pasojë e zjarreve, autoritetet kanë evakuuar disa fshatra.


7 prej zjarrfikësve dhe rreth 10 banorë me djegie të lehta, janë transportuar me helikopter për në spitalet e Lisbonës.

Era e fortë ka vështirësuar punën për shuarjen e zjarreve.

Në dispozicion të reparteve zjarrfikës janë vënë edhe aeroplan me ngarkesa uji kurse ushtria pret urdhërin për të dhënë edhe ajo ndihmesën e saj.

Në vitin 2017, zjarri i madh në krahinën e Pedrogao Grande, i cili shkaktoi vdekjen e 64 personave dhe plagosjen e 250 të tjerëve, konsiderohet fatkeqësia më e madhe që ka goditur Portugalinë në kohët moderne.




Skip to toolbar