Zjarr masiv në Greqi, 4 fshatra përfshihen nga flakët

BOTA


Katër fshatra të ishullit grek Evia janë përfshirë nga flakët masive duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve dhe kullotave. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë më shumë se 250 zjarrfikës dhe disa helikopter që po ndihmojnë duke hedhur ujë nga lart.

Policia ka arrestuar një 65-vjeçar, si shkaktar të vënies së zjarrit, ndërsa ka bërë evakuimin e banorëve për të shmangur tragjedinë e viti të kaluar. Në 2018, 101 persona humbën jetën nga një zjarr i madh jashtë Athinës, që u përhap në pak sekonda në të gjithë zonën e banuar duke bllokuar qytetarët brenda shtëpive.





Skip to toolbar