Takimi i G7: Ekonomia në vend numëro, por ka siguri për të ardhmen

BOTA


Takimi i G7 në Japoni konfirmoi se ekonomia globale “ka treguar elasticitet ndaj goditjeve të shumta ,duke përfshirë pandeminë, luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe inflacionin”.

Takimi i ministrave të financave te 7 superfuqive ekonomike të botës, që u mbajt në Nigata doli në përfundimin se “duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe të jemi të shkathët e fleksibël në politikat makroekonomike në një situate të pasigurisë së shtuar për perspektivat ekonomike globale”.


Të shtatë përfaqësitë rikonfirmuan angazhimin e tyre për luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë, rreziqet e ekonomisë reale kanë filluar të ndihen dhe bankat janë më të kujdesshme në nivel europian.

Në nivel global, vihet re ngadalësimi i kredisë për bizneset dhe familjet si pasojë e rritjes së normave të interesit, e cila ka vepruar sipas kërkesës.




Skip to toolbar