Tani është zyrtare, Italia humbet një mbrojtës dhe thërret një tjetër

Më të fundit


Italia vijon të humbasë pjesë para Euro 2024 që do të startojë më datë 14 qershor në Gjermani. Axurrët, që bëjnë pjesë në Grupin B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë, së fundmi nuk do të mund të mbështetën te shërbimet e Giorgio Scalvini.

Mbrojtësi i Atalantës u dëmtua në ndeshjen e fundit të bergamaskëve në kampionat ndaj Fiorentinës dhe nuk ia del të jetë gati për Europianin. Trajneri Luciano Spalletti mori vendimin për ta zëvendësuar mbrojtësin e talentuar me Federico Gattin e Juventus.


Scalvini është lojtari i dytë në prapavijën e të kaltërve që humbet Europianin pas Acerbit të Inter, duke detyruar teknikun Spalletti që të ndryshojë idenë fillestare për organikën e Italisë. Kujtojmë se Italia do ta nisë rrugëtimin në Europian më datë 15 qershor ndaj Shqipërisë.




Skip to toolbar