Taulant Balla: Nëse do ktheshim pas në kohë, PS do ta zgjidhte sërish Metën president.

AKTUALITET


Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se nëse do të ktheheshim pas në kohë, PS do ta zgjidhte sërish Ilir Metën president të vendit.

Sipas Ballës, në atë kohë ka pasur një marrëveshje për zgjedhjen e Metës president dhe se PS i ka qëndruar besnik asaj marrëveshje.


Taulant Balla: PS ka qenë pjesë për të zgjedhur tre presidentë. Një për Meidanin, për Moisiun dhe për Metën. PS gjithmonë ka ndarë pushtet edhe me  kundërshtarët e vet. Nëse do ktheheshim prapë në kohë, PS do zgjidhte sërish Metën, sepse kishim marrëveshje. Ne nuk prishim asnjë marrëveshje.

Partia Socialiste e Shqipërisë i qëndron besnike marrëveshjeve që nënshkruan. Qytetarët nuk duhet të harrojnë kurrë, që u gdhi opozita me vendim-marrjen që të djegë mandatet, gjë që u konsiderua edhe nga “Venecia” si qasje që bie ndesh me atë europiane. Kuvendi aktual i Shqipërisë do ta ushtrojë mandatin deri më 9 korrik 2021, që do të thotë se ne kemi institucionet tona. Unë kam qenë i bindur se Ilir Meta duhet të shkarkohej, por u arrit nga ndërkombëtarët në përfundimin se shkelje ka, por nuk janë kaq të rënda. Jemi republikë e pastër parlamentare.

Skënder Minxhozi: Kemi president që ka detyruar kryeministrin që të marrë postin e ministrit, sepse nuk pranonte një ministër. Meta donte të anulonte datën e zgjedhjeve. Po mos jenë ca valvula, e mos ndërhynin ambasadat, kushedi si do të përfundonim. Unë nuk shoh asnjë mundësi, që Meta të njohë zgjedhjet, me atë deklaratë.

Taulant Balla: Unë shikoj Kushtetutën dhe në Kushtetutë nuk ka gërmë që presidenti të ndërhyjë dhe të ndalë parlamentin të mblidhet.




Skip to toolbar