Të shtëna me armë në një Universitet të Rusisë, 8 të vdekur dhe 6 plagosur

BOTA


Tetë persona u konfirmuan të vrarë dhe gjashtë të plagosur nga të shtënat në kampusin e një universiteti në qytetin rus të Perm. Autori i krimit u kap nga policia. Njerëz të tmerruar u filmuan duke ikur nga një ndërtesë përmes dritareve.

Incidenti ndodhi në Universitetin Shtetëror të Perm, një nga universitetet më të vjetër në Urals. Mediat sociale të shkollës të hënën në mëngjes paralajmëruan të gjithë ata që ishin në kampus të largoheshin nëse ishte e mundur, ose të mbylleshin brenda një dhome.


Hetuesit thanë se të shtënat morën tetë jetë dhe lanë gjashtë persona të plagosur.




Skip to toolbar