Tensionet/ Turqia hedh “mikrofona” nënujorë në Egje për të “dëgjuar” nëndetëset greke

BOTA


Me përdorimin e “mikrofonëve” nënujorë, të cilët do të hidhen në det nga avionët, Turqia po përpiqet që të përballet me pamundësinë për të lokalizuar nëndetëset greke në ujërat e Detit Egje dhe Mesdheut Lindor.

Me titullin “Veshi në Egje- Mikrofona nënujore për “Atdheun Blu” gazeta pro-qeveritare Hurriyet i referohet hedhjes së sistemeve Sonobuoy, të cilat do të veprojnë si “stetoskopë” që monitorojnë lëvizjet e nëndetëseve në zonë.


Me mikrofonin nënujor sonobuoy që do të hidhet në det nga avionët, do të zbulohen aktivitetet në ujëra të thella. Lëvizshmëria e nëndetëseve greke, veçanërisht në Egje dhe Mesdheun Lindor, do të monitorohet me mikrofona që tingëllojnë si “stetoskopë” në dete, thekson gazeta turke, cituar nga mediat greke, duke iu referuar pranisë së nëndetëseve greke që duket se shqetësojnë Ankaranë.

Sistemi Sonobuoy është një vozë relativisht e vogël me një sistem sonar që hidhet nga ajri në det në kuadër të luftës kundër nëndetëseve ose kërkimeve akustike nënujore, me një kohëzgjatje funksionimi prej 6-8 orë.

Deri vonë, sistemi hidhej në det nga anijet e Komandës së Forcave Detare Turke, ndërsa tani kjo do të bëhet me avionë turq pa pilotë të cilët janë konfiguruar siç duhet.

Duke folur për Hurriyet, Zëvendës Drejtuesi i Përgjithshëm i Sistemeve “TUSAS UAV”, Omer Yildiz, bëri të ditur se UAV-të (avionët) kanë aftësi të integruara për të nisur dhe dëgjuar sistemet Sonobuoy, të cilat transmetojnë valë radioje në sipërfaqen e asaj që dëgjohet në ujë, duke kryer edhe analiza akustike.




Skip to toolbar