Tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, i riu turk kapet në Durrës

AKTUALITET


Një 31-vjeçar turk është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit, pasi tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

“Specialistët e Hetimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin turk M. Y., 31 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara”, thotë policia.


Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.




Skip to toolbar