Thyhen zyrat e BE-së në Bruksel, pas protestave kundër masave anti-COVID

CORONAVIRUS


Zyrat e Bashkimit Evropian në Bruksel janë bërë shënjestër e sulmeve të protestuesve, të cilët kundërshtonin masat anti-COVID në Belgjikë.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, i cili ka pozuar para një xhami të thyer të institucionit.


“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në protestën e sotme në Bruksel”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në Twitter.




Skip to toolbar