Tirana nuk ia del në Komisionin e Apelit në FSHF për të rrëzuar vendimet e Komisionit të Disiplinës, që e ka dënuar klibin bardheblu me katër ndeshje pa tifozë.
Me anë të një komunikate shpërndarë mediave, klubi i Tiranës ka reaguar për rrëzimin e kërkesës së saj nga apeli, të cilit i kërkohej të hidhte poshtë dënimin e disiplinës.
Mirëpo Komisioni i Apelit ka lënë fuqi vendimin e Disiplinës, duke e detyruar Tiranën të luajë katër ndeshje pa tifozë në fushën e saj.
Ky vendim vjen fill pas atij të Komisionit të Disiplinës, që i mohoi Tiranës faljen e dënimit për sulmuesin Michael Ngoo, që është dënuar me pesë ndeshje.
Komisioni i Apelit mbyll dyert e stadiumit!
Komisioni i Apelit mbyll dyert e stadiumit “Selman Stërmasi”. Klubi ka apeluar vendimin e Disiplinës që dënon Tiranën të luaj katër ndeshje pa tifozë.
KF Tirana ka kërkuar përgjysmimin e këtij vendimi, duke e argumentuar kërkesën e depozituar në Apel. Klubi ka ofruar materialet filmike për Policinë e Tiranës dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.
Një individ dhe një episod nuk mund të mbyllë dyert e stadiumit. Gjithashtu është cituar dhe dokumentuar një rast identik që nga i njëjti komision është dënuar me vetëm dy milionë lekë (të vjetra).
Më herët, sot, Disiplina ka cilësuar si të pabazuar ne Kodin e Disiplinës Sportive kërkesën e bërë nga Michael Ngoo, për faljen e dy ndeshjeve të mbetura nga dënimi me 5 ndeshje pezullim. I njëjti Komision që në shumë raste të njejten kërkese e ka cilësuar dhe vlerësuar të rregullt e të bazuar!