Tragjedia në Bunë, pas tre fëmijëve gjendet edhe trupi i nënës Alma Arrazi

AKTUALITET


Është gjetur sot edhe trupi i pajetë Alma Arrazit, nënës që dyshohet se hodhi tre fëmijët e saj në Bunë e më pas u vetëmbyt. Trupi i saj u gjet në ujërat e fshatit Pentar, njësia Dajç.

Po sot, polumbarët gjetën trupin e fëmijës së tretë, djalit 3 vjeç Ardit Arrazi.


Bëhet me dije se trupi i të miturit u gjet rreth 1 kilometër larg vendit ku një ditë më parë (6 maj) polumbarët gjetën trupin e motrës së tij 8 vjeçe. Të dielën u gjet edhe trupi i pajetë i motrës së tyre të madhe 9 vjeçe.

Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik, teksa Policia ka arrestuar bashkëshortin e 39-vjeçares, Erdgys Arrazi.

Sipas Prokurorisë së Shkodrës, Erdgys Arrazi ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj dhe duke e çuar atë drejtë vetëvrasjes.

Ai pritet të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa në deklarimet në Polici ai ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe të jetë bërë shkak për vendimin e saj tragjik.




Skip to toolbar