Tragjedia në Greqi, reagon Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë!

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në Greqi, ku 36 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Shqipëria ndjen dhimbjen e fqinjit të saj dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.


Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shkruan Rama në Twitter.




Skip to toolbar