Tri orë pas shkarkimit, Kurz nis fushatën për rizgjedhje

BOTA


Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, menjëherë pasi humbi votëbesimin e parlamentit, ka nisur fushatën për t’u rizgjedhur. Vetëm 3 orë pas shkarkimit, që erdhi për shkak të skandalit me zëvendëskancelarin, i cili u filmua gjatë një afere korruptive, lideri konservator austriak, Sebastian Kurz, zhvilloi një tubim zgjedhor me mbështetës të partisë së tij.

“Jam ende këtu”, tha Kurz para një turme me mbështetës dhe zyrtarë të Partisë së Popullit që kishin ardhur deri në Vjenë me autobusë për të qenë pjesë e këtij eventi.


 “Ekstremi i djathtë dhe partitë e majta votuan kundër meje dhe nuk kishin asgjë për të ofruar përveç se dëshirës për të më larguar”,  theksoi Kurz. “Ata nuk mund të ndalojnë ndryshimin që kemi filluar”, tha ai mes brohoritjeve të mbështetësve të tij.

Parlamenti austriak rrëzoi sot qeverinë e kancelarit konservator, Sebastian Kurz, me anë të një mocioni votëbesimi në një seancë të jashtëzakonshme.

Ish-aleati i koalicionit, Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë “FPO”, mbështeti mocionin e ngritur nga opozita Socialdemokrate.




Skip to toolbar