Trishtuese/ Ndahet nga jeta në moshë të re këshilltarja bashkiake 

AKTUALITET


Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndarë me ndjekësit një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të këshilltares bashkiake Dorina Kuka në moshë të re.

“E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka – mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak!


Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes! “, shkroi Veliaj.




Skip to toolbar