Tritol banesës në Shkodër, detajet e para

AKTUALITET


Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në portën e një banese në Shkodër.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orën 03:45 minuta në portën e jashtme të banesës së Sokol Shpendit 52 vjeç.


Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tomë Kola”, ku është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse para portës, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar vetëm është prishur një pjesë e jashtëm e portës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.




Skip to toolbar