Tronditet Lezha, vritet me armë zjarri 65-vjeçari

AKTUALITET


Lezha është tronditur mesditën e sotme pasi një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Krimi ka ndodhur në fshatin Manati, ku është vrarë shtetasi Lekë Lekëgjonaj, rreth 65 vjeç.Autori i dyshuar, 17-vjeçari Florian Përvathi është arrestuar pak minuta pas krimit në polici.


Dyshohet se Gjonaj është vrarë për hakmarrje. Kjo pasi në 2011 vëllai i viktimës dyshohet se i ka vrarë babain autorit.




Skip to toolbar