Trump “bën kërdinë” në bursa/ “Truth social” në bursë fiton 6-fishin e gjobës së gjykatës

BOTA


Ish presidenti amerikan, Donald Trump po bën të gjitha përpjekjet e mundshme që të shtojë pasurinë e tij dhe të mbledhë fonde për të paguar gjobën prej 464 milionë dollarësh që është vënë ndaj tij nga gjykata e New Jork-ut për falsifikimin e vlerës së aseteve që ai zotëronte.

Hapi i fundit i ish presidentit amerikan është pikërisht listimi i rrjetit të tij social “Truth Social” në tregun e bursave ndërkombëtare ku investitorë të ndryshëm mund të blejnë përqindje aksionesh.


Trump arriti që të vendosë kompaninë e rrjetit të tij social në tregun e bursës pasi “Truth Social” u bashkua me kompaninë Digital World Acquisition Corp.

Trump mban 58% të aksioneve të kompanisë Digital ëorld dhe këto aksione vlerësohet aktualisht në tregjet globale në vlerën e më shumë se 3 miliardë dollarësh, që i bie rreth 6 herë vlera e gjobës që është vënë ndaj ish presidentit amerikan nga Gjykata e Nju Jorkut.

Në mënyrë që të mund të listonte kompaninë e tij në bursat ndërkombëtare, Trump krijoi kompaninë guackë Digital World Acquisition Corp dhe më pas realizoi një akt shitje të Truth Social.

Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, tanimë pritet që kompania të riemërohet Trump Media & Technology Group.

Ndonëse aksionet e Kompanisë së Trump vlerësohen në vlerën e më shumë se 3 miliardë dollarëve, ish presidenti amerikan nuk mund ti shesë ato përgjatë 6 muajve në vijim sipas marrëveshjes së arritur./abcnews.al




Skip to toolbar