Trump kopjon Ramën, me televizion personal si ERTV

AKTUALITET


Presidenti Donald Trump duket se do të kopjojë kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa po bën të gjitha përgatitjet për të hapur një televizion personal, njëlloj si ERTV e Ramës.

Trump u tha gazetarëve se do të hapë një dritare të re komunikimi dhe se stafi i tij po përgatitet të hapë një televizion për të. Deklarata e tij erdhi si një kundërpërgjigje ndaj gjithë transmetuesve televizivë amerikan të cilët kohët e fundit i janë dedikuar me kohë të plotë Dosjes Ukraina dhe bisedës së presidentit Trump me homologun Zelensky për nisjen e hetimeve për korrupsion ndaj ish Zv presidentit Joe Biden, i cili është favoriti i mundshëm që do të sfidojë Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.


“CNN është veç një zhurmues. Ai është një gjë e tmerrshme për Amerikën”, tha Trump gjatë një tubimi në Florida. “Ne duhet të kemi emisionin tonë televiziv. Amerikanët kanë nevojë për lajme të vërteta sepse lajmet e rreme e kanë dëmtuar shumë vendin tonë”, tha Trump.

Presidenti Trump ka shprehur kohët e fundit zhgënjimin e tij për mediat amerikane në tërësi, të cilat, sipas presidentit, po ndihmojnë kandidatin demokrat Joe Biden.




Skip to toolbar