Trump pas zgjedhjeve: Nuk jam i zemëruar, mos dëgjoni mediat fake që janë çmendur

BOTA


Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi në platformën e tij në rrjetet sociale se nuk është “aspak i zemëruar” me rezultatet e zgjedhjeve afatmesme në SHBA.

Kjo pasi janë, shfaqur disa raporte duke cituar burime të afërta me ish-presidentin, se Trump-i ishte i mërzitur në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida natën e zgjedhjeve.


Në Truth Social, Trump tha se “Media e Lajmeve të Fake është ‘çmendur’ dhe krejtësisht jashtë kontrollit”.

“Ata sajojnë histori”.

Trump shtoi se ai është “shumë i zënë duke parë të ardhmen”.

Pritet që ai mund të shpallë kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë për vitin 2024 javën e ardhshme.




Skip to toolbar