Trupat e NATO-s dhe SHBA-së zbarkojnë në Shqipëri, mbahet Defender 2023

AKTUALITET


Pritet të nisë në ditët e ardhshme në disa vende të Europës, stërvitja më e madhe ushtarake Defender 2023 ku do të marrin pjesë trupat amerikane dhe ato të NATO-s.

Stërvitja do të drejtohet nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate.


Pjesë e rëndësishme e kësaj stërvitje do të jetë dhe Shqipëria, lajm ky i konfirmuar dhe nga ministri Niko Peleshi.

“Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme. Krenarë për këtë rol, duke treguar mbështetjen dhe angazhimin tonë maksimal për të gjithë ushtarakët dhe personelin që janë pjesë e këtij misioni të rëndësishëm. Bashkëpunimi dhe mbështetja jonë, thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Niko Peleshi në rrjetet sociale.




Skip to toolbar