Trupi ju lajmëron një muaj para për atakun kardiak


Parandalimi është më mirë se kurimi dhe ky rregull i thjeshtë është i vlefshëm për çdo lloj sëmundje. Trupi lajmëron problemet shumë kohë përpara, por njerëzit duhet të mësojnë se si t’i lexojnë sinjalet që ai dërgon. Përpara se të ndodh ataku kardiak, trupi dërgon disa sinjale fillimisht duke lajmëruar se diçka nuk po funksionon siç duhet. Ja disa nga shenjat që dërgon ai dhe mësoni si ta ruani veten në të ardhmen.

1-Lodhja e pashpjegueshme dhe jo normale tregon se po pësoni një sulm në zemër. Rreth 70 % e femrave e kanë këtë simptomë. Mund të lodheni edhe kur bëni një dush apo hani bukë dhe kjo shenjë nuk duhet neglizhuar.

2-Dhimbjet abdominale, të stomakut, përzierjet, të vjellat, ndjesia e fryrjes janë shenja që nëse zgjasin ka të bëjë me diçka më të rëndë se thjeshtë një dhimbje stomaku apo ftohje.

3-Problemet me gjumin, zgjimi i shpeshtë natën, rritja e nivelit të ankthit janë shenja e një sulmi në zemër dhe mos funksionimin siç duhet të saj.

4-Probleme me frymëmarrjen e thellë dhe të plotë është shenjë paralajmëruese për shëndetin e zemrës rreth 6 muaj përpara.

5-Rrahjet e çrregullta të zemrës, takikardia ose aritmia janë shenja të një sulmi në zemër sidomos nëse shoqërohen me marramendje dhe lodhje të madhe.

6-Dhimbjet e kraharorit, dhimbjet në njërin ose të dy krahët, në qafë dhe shpatulla ose stomak janë shenja të qarta se po ndodh një sulm në zemër.



Skip to toolbar