Turbulencat e forta në “Singapore Airlines”, momenti kur pasagjerët nxirren me barelë

BOTA


Momente tmerri përjetuan pasagjerët e Singapore Airlines, që po udhëtonin nga Londra drejt Singaporit, kur u përballën me turbulenca të forta.

Si pasojë, të paktën një person të vdekur dhe 30 të plagosur. Një pasagjer tregoi për agjencinë e lajmeve Reuters se avioni filloi papritur “të anonte dhe të dridhej”.

Avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bangkok. Në video të publikuara nga mediat e huaja, shihen shërbimet e urgjencës duke nxjerrë disa nga pasagjerët me barela nga avioni.



Skip to toolbar