U arrestua në operacionin ‘VOL-VO 4’, pushohet çështja ndaj ish-deputetit të PS

AKTUALITET


Gjykata e Lezhës ka pushuar çështjen ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, pasi ka dalë në përfundimin se nuk provohet vepra penale ndaj tij.

Sjellim në vëmendje që Arben Ndoka përfundoi në pranga në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit “Volvo 4”.


Ish-deputeti socialist u akuzua për falsifikim të dokumenteve, vulave, stampave ose formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në Qarkun e Lezhës.

Pas hetimit disamujor një grup kriminal u dyshua si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave.

Dyshohej se Ndoka së bashku me zyrtarë të tjerë të Lezhës ndikuan në tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun” dhe në Kune, nga ranishte në tokë arë, që më pas të kalonte te të afërmit e tyre.




Skip to toolbar