“Ura”, gati ekstradimet/ Gjykata vendos masat e sigurisë për dy të arrestuar

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës miratoi kërkesën e palës italiane për nisjen e procedurave të ekstradimit për Genti Ndërjakun i njohur edhe me emrin  Ekil Ndërjaku dhe Ervis Detin, të arrestuar  gjatë  operacionit të përbashkët mes prokurorisë së posacme dhe asaj të Barit në Itali për goditjen e organizatës kriminale të trafikimit te lendeve narkotike.

Me kërkesë të prokurorit të Tiranës  Endrit Bimi, gjykata caktoi masen e  arrestit  në burg deri në mbërritjen e dokumentacionit nga Italia. Ne te njejten kohe,  gjykata shpalli mos kompetence dhe  kalim e akteve në Gjykatën e Durrësit per te vendosur per ekstradimin si gjykate kompetente, pasi dy të arrestuarit janë banorë të këtij qyteti.

Ndërjakut fillimisht i është komunikuar masa e sigurisë  në qeli pasi  në kohën kur është zhvilluar  operacioni ai   mbahet I izoluar dhe po gjykohet si një nga personat  e  përfshirë në ngjarjen e  mbi kalimit të Shkozetit më 1 nëntor të 2019, ku pas një atentati mbeti i plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja dhe humbi jeten shoferi i tij Andi Maloku.

Ai u arrestua në Ndërkohë i arrestuari tjetër Ervis Deti u arrestua gjatë operacionit të koduar “Ura”, pas urdhër arrestit nga Gjykata e Barit  Itali. Për personat e tjerë, që iu është caktuar në mungesë  masa e sigurisë arrest në burg , pritet të dalin të premten përballë gjykatës së posaccme.



Skip to toolbar