Vdekja e Navalnyt/ BE thirrje për hetim ndërkombëtar, përgjegjësia i takon Putin

BOTA


Bashkimi Evropian lëshoi një deklaratë për vdekjen e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny, dhe bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar të rrethanave të vdekjes.

“BE-ja nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të kërkuar llogari nga lidershipi politik dhe autoritetet ruse, në koordinim të ngushtë me partnerët tanë”, deklaron unioni.

Navalny vdiq të premten në një burg të largët në Arktik. Si një prej figurave më të rëndësishme të opozitës, 47-vjeçari ishte në burg, nën akuza që, sipas kritikëve të Kremlinit, kanë qenë të motivuara politikisht.

Autoritetet e burgut thanë se ai pësoi “sindromën e vdekjes së papritur”, por aleatët e tij besojnë se ai u vra me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.



Skip to toolbar