Vdekja e nënës dhe 2 fëmijëve në Bulqizë, në banesë gjendet një shishe me pesticide për patatet

AKTUALITET


Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja tragjike në Ostren të Bulqizës, ku në rrethana ende të paqarta nëna dhe dy fëmijët e saj u gjetën të pajetë në banesë, ndërsa mundi të shpëtonte vetëm vajza e vogël. Ngjarja ndodhi gjatë natës, duke u zbardhur e premtja. Ndonëse u përfol se shkak i vdekjes së Rajmonda Tolajt, Rudinës dhe Fajtonit mund të ishte rrjedhja e gazit, duket se ky version është hedhur poshtë. ‘BalkanWeb’ raporton se, në njërën nga dhomat e familjes Tolaj, përveç një pjate me supë që ishte në tavolinë, e cila është çuar në laborator, është gjetur dhe një shishe rreth 50 gramshe, e mbështjellë me letër. Kjo shishe, përmbajtja e të cilës nuk dihet se çfarë ka pasur brenda, mbante një aromë të keqe. Sipas familjarëve, ky pesticid përdorej për patatet, të cilat spërkateshin pasi i shkulnin, nderkohe qe ajo eshte cuar ne laborator. Ndërkohë, ditën e djeshme, grupi hetimor i çështjes ka udhëtuar nga Dibra për në Tiranë, për të marrë në pyetje të vetmen të mbijetuar, Merita Tolajn, 16 vjeçe, e cila tashmë doli nga rreziku për jetën dhe ndodhet tek spitali i Traumës. “BalkanWeb” shton se Merita ka folur në dialekt maqedonas, duke e bërë të pamundur marrjen e dëshmisë së saj, pasi grupi hetimor nuk kishte përkthyes me vete.

Merita është e vetmja që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen, se çfarë ngjau mbrëmjen e së enjtes, që çoi në vdekjen e 3 anëtarëve të familjes së saj. Nëna me 3 fëmijët jetonin të vetëm në banesë, pasi bashkëshorti i saj kishte emigruar për punë në Greqi, ndërkohë që kishin dhe një vajzë të martuar.





Skip to toolbar