Vdes në burg ish-agjenti i FBI, spiunoi për Rusinë gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik

BOTA


Një agjent i FBI-së i cili kishte punuar për Rusinë gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik, i njohur si një nga spiunët më të dëmshëm në historinë e SHBA-së, është gjetur i vdekur në burg.

Robert Hanssen u gjet i vdekur në burgun e sigurisë maksimale në Kolorado mëngjesin e 5 qershorit. 79-vjeçari kishte marrë para dhe gjëra të vlefshme, si gurë të çmueshëm, në vlerë prej mbi 1.4 milion dollarësh në llogari bankare ruse. 300 agjentë kishin punuar për ta hetuar rastin e tij.


Hanssen jetonte në një shtëpi modeste me katër dhoma gjumi në periferi të Virxhinias me gruan dhe gjashtë fëmijët e tij përpara arrestimit.

Për shkak të rolit të tij në FBI, ai kishte qasje në informacione të klasifikuara dhe në vitin 1985 filloi aktivitetin e tij kriminal, duke dërguar materiale në Rusi dhe ish-Bashkimin Sovjetik.about:blank

Hanssen, i cili u bë oficer i FBI-së më 12 janar të vitit 1976, përdori pseudonimin “Ramon Garcia” kur korrespondonte me bashkëpunëtorët e tij rusë.

Sipas faqes së internetit të FBI-së, ai “komprometoi burime të shumta njerëzore, teknika kundërzbulimi, hetime, dhjetëra dokumente të klasifikuara të qeverisë amerikane dhe operacione teknike me rëndësi dhe vlerë të jashtëzakonshme”.




Skip to toolbar