Ukrainasit përgjojnë telefonatat e rusëve: Planifikojnë shkatërrimin e digave të tjera

BOTA


Në orët e para të mëngjesit të së martës forcat ruse shkatërruan digën Kakhovka në rajonin e Khersonit në Ukrainë. Kjo ka bërë që e gjitha zona përreth, e cila kontrollohet nga rusët të përmbytet dhe mbi 22 mijë banorë të evakuohen.

Yuriy Sak, këshilltar i ministrit ukrainas të Mbrojtjes tha për BBC Radio 4 se një bisedë e përgjuar e forcave pushtuese tregon qartë se rusët duan të hedhin në erë edhe digat e tjera.


“Ata në fakt po bëjnë thirrje që të hidhen në erë sa më shumë diga në lumin Dnipro”, u shpreh ai.

Sak dekaroi se centrali bërthamor Zaporizhzhia përdorë ujin për ftohjen e reaktorëve, duke theksuar se situata aktuale është e qëndrueshme.

“Agjencia për Energji Bërthamore pranë Kombeve të Bashkuar është informuar për këtë. Momentalisht nuk ka rrezik, por gjërat po ndryshojnë me shpejtësi”, shtoi ai.




Skip to toolbar