Veliaj i rikthehet fushatës: Në fillim urbanizimi, pastaj legalizimet

Më të fundit


Kryetari i Bashkisë Tiranë, njëkohësisht kandidat për zgjedhjet e 30 qershorit, Erion Veliaj, i ëhstë rikthyer fushatës pas ditës së Bajramit, ku siç kishte njoftuar më herët, atë ditë nuk do të zhvillonte takime elektorale. Veliaj është takuar me banorët e Njësisë 7, ku pasi ka dëgjuar për problematikate tyre, kryebashkiaku ka folur mbi projektet transformuese e nisura në kryeqytet dhe investimet që do të vijojnë gjatë mandatit të dytë.

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës nënvizoi se investimet e kryera në urbanizimin e zonës kanë sjellë një përfitim indirekt te banorët, edhe duke i rritur vlerën pronës së tyre.


“Në momentin që mbaron infrastruktura, do jetë pastaj më kollaj për çështjen e legalizimeve, se edhe ALUIZNI do shohë që ka mbaruar rrjeti i rrugëve, ka mbaruar rrjeti i ujësjellësit, i ndriçimit, do të thotë që edhe pengesat e mëhershme për investimet e munguara, për mungesë urbanizimi, zhbllokohen. Ndaj, rendi i gjërave është: Fillimisht urbanizim, më pas legalizim i atyre pak pikave që kanë mbetur, por siç e dëgjuat nga banorët, dikujt i është rritur vlera e shtëpisë, nga një shtëpi informale, sot e quan vilë. Kur jam takuar herën e fundit thoshte shtëpia quhet vilë sot, sepse ka ulur avllinë, ka bërë trotuar, i ka dalë në dritë dhe sot vlerësohet mbi 100 mijë euro”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ashtu siç është punuar në këto 4 vite, do të punohet edhe në mandatin e dytë, për të vijuar transformimin që ka nisur në çdo cep të Shqipërisë.




Skip to toolbar