Haradinaj takon Merkel: Jemi për marrëveshje me Serbinë me kufijtë ekzistues

AKTUALITET


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pritur të enjten në një takim nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Haradinaj shkruan në facebook se ia ka bërë të qartë kancelares gjermane se Kosova është e gatshme për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë por brenda kufijve ekzistues.


“I nderuar me ftesën e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë dhe për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Sa i përket dialogut me Serbinë theksova se ne jemi për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues.

Me këtë rast e falenderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar.

Nga kancelarja Merkel mora konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar!”, shkruan Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës gjithmonë është shprehur kundër idesë së hedhur nga presidenti Thaçi për rishikimin e kufijve duke pranuar bashkimin  me Kosovën të Medvegjës, Bujanocit dhe Luginës së Preshevës.

I nderuar me ftesën e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Donnerstag, 6. Juni 2019



Skip to toolbar