Veliaj: Projekti i 100 lagjeve edhe në Zall Herr. Shkollë dhe bursa për të rinjtë

AKTUALITET


Kandidati socialist i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se në katër vitet e ardhshme do të vijojë zbatimi i projektit për rehabilitimin e qendrave të fshatit, ndërkohë që paralelisht do të nisë edhe një tjetër projekt, ai i 100 lagjeve ku ëprfitues do të jenë edhe zonat rurale. “Kemi pasur propozime për ato që quhen qendrat e fshatrave, ne i kemi filluar në zona të tjera të Xhemalit, pra në zona që kapin Petrelën, Qehajanë, në Pëllumbas, Baldushk ka filluar tani, në Zall – Bastar. Nëqoftëse i keni parë këto që ju përmenda ka dalë një mrekulli. Qendra e fshatit është edhe një hapësirë komunitare ku mblidhemi, ka një dasëm, ka një vaki, ka një pritje, ka një përcjellë, ka një festë fshati, nëse qendra e fshatit është një zhul, nuk ke qejf as të kthehesh për festën e fshatit. Në momentin që ne do të fusim edhe Pëllumbasin, edhe Qehajain edhe Shutajn në skemën e qendrave të fshatit që rikonstruktohen me këtë modelin e ri, unë besoj që do t’i kemi dhënë secilit fshat një dhomë ndenjeje ku ke qejf të presësh miq, edhe ke qejf të takohesh dhe të kalosh kohë sa herë që ke aktivitete të tilla.

Veliaj theksoi se përfitues nga projekti më i ri i Bashkisë së Tiranës për “100”lagjet” do të jenë edhe fshatrat e zonës administrative Zall-Herr.  “Kemi edhe një projekt tjetër që quhet 100 lagjet e Tiranës, duke qenë se Zall – Herri është pjesë e Tiranës, do trajtohet si lagje, se s’mund të themi fshat këtu, fshat atje. Përveç qendrave të fshatrave, kemi identifikuar disa bllloqe ku ka nevojë të hysh me themel. Pra jo vetëm akset kryesore . pra nëse në fillim ishte damari, tani duhet të shkojmë edhe te  kapilari, nëse në fillim ishte trungu, tani duhet të shkojmë edhe te dega. Kështu që për të gjitha këto arsye unë mezi pres që ne të vazhdojmë investimet, edhe të marrim propozimet nga Beni, cilat lagje do përfshihen te projekti i 100 lagjeve të Zall – Herrit dhe dalim faqebardhë nga kjo histori si njerëz që jo vetëm fitojnë, por edhe mbajnë fjalën, deri te gërma e fundit”, nënvizoi Veliaj.


Gjithashtu kandidati socialist për kryetar të Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se një vëmendje më e madhe do ti kushtohet edhe pjesës së infrastrukturës arsimore për ti krijuar edhe fëmijëve të fshatit të njëjtat kushte dhe mundësi si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë. Ndaj ai bëri të ditur se në këtë njësi është buxhetuar dhe shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i një shkolle të re në fshatin Dritas.   

“Kemi marrë një vendim, kemi buxhetuar, që ka të bëjë me ndërtimin e shkollës së re në fshatin Dritas, një nevojë e jashtëzakonshme e komunitetit dhe një përgjigje e Bashkisë për ti shpërndarë investimet. Patjetër që do bëhet shkolla “Kosova”, patjetër që do bëhet shkolla “Nënë Tereza” që në fakt do këtë shumë fëmijë, shkolla “Kristo Frashëri” që filloj te Don Bosko dhe patjetër shkolla në fshatin Dritas. Sepse ne besojmë që fëmijët janë njësoj. Nuk ka rëndësi nëse lind në Zall-Herr, Zallbastar, Ndroq apo Bllok, duhet të kesh akses në një shkollë cilësore dhe të njëjtën cilësi që kemi punuar te shkolla “Kosova” apo shkollat moderne në Tiranë, kështu do të punojmë edhe në shkollën në Dritas dhe jam i bindur se herës tjetër do të kemi një festë po kaq të madhe për tu takuar në përurimin e shkollës së re”, u shpreh ai. Por krahas një infrastrukture më të mirë, mbështetje e Bashkisë së Tiranës do të vijojë edhe me bursa. “Mezi pres që ne të kemi mundësi t’i japim Zall – Herrit disa kuota, disa bursa për fëmijët, që tani që do hapet Piramida dhe do jetë qendra më e madhe për të mësuar kompjutera, unë dua fort që çunat dhe gocat e Zall – Herrit të kenë të njëjtin shans si çunat dhe gocat e bulevardit, me bursa të bashkisë, që të kenë mundësi të shkojnë në këto kurse. E di pse e them këtë, patjetër që bujqësia është e rëndësishme, por siç e keni kuptuar këto 30 vite, shumë e më shumë punë po i  bëjnë makineritë, po i  bëjnë traktorët. Kjo do të thotë që disa nga të rinjtë ndoshta do përkushtohen në bujqësi, do hapin një agro – biznes, do hapin një turizëm, do hapin një restorant me produkte fshati”, tha Veliaj.  

INVESTIME INFRASTRUKTURA ZALL-HERR

Rrugë të reja:

1)         Rruga nga Çekreza për fshatin Zgafnor;

2)         Rruga për në fshatin Kasallë (Degëzimi nga Cekrezi në Cinom);

•           Rrugë të Rikonstruktuar:

1) Rruga “Fshati Çekrezë”

•           Sistemime, asfaltim, mirëmbajtje:

1)         Rruga “Dritas”, Zall Herr;

2)         Rruga në fshatin “Kapize” (riparim gropash);

3)         Rruga fshati Kallmet

4)         Rruga Qinam – Kallmet – Pinar

•           Rrjet UKT:

1) Rikonstruksion I rrjetit ujesjelles në fshatin Cekrezë

•           Kanale ujitëse të rehabilituara/pastruara:

1) Çekrezë       4) fshati Zall – Herr

Tapizë  5) fshati Zgafnor

3) Pinar – Qinam          6) fshati Kasalle

•           Të gjitha shkollat e pajisura me soba me dru e pelete për ngrohje

ANGAZHIM NJA ZALL-HERR

Ndërtimi i Shkollës 9-vjeçare “Dritas”

Pika e Grumbullimit dhe Tregu Agro

Ura të rikonstruktuara pjesërisht:

•           Ura këmbësore pasarelë në fshatin Melciz

•           Ura për makina në fshatin Pinar

Qëndrat e Fshatrave (si Pëllumbas dhe Qehaj – Shutaj)




Skip to toolbar