Veliaj, sulm me pullë të kuqe ndaj PD: Idiotët që luajnë vigani-shkurtabiqi

AKTUALITET


Kryebashkiaku Veliaj ka sulmuar ashpër opozitën dhe aktin e tyre të braktisjes së tryezës së OSBE për Reformën zgjedhore, ndërsa ka lëshuar gjuhën duke thënë se ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse mendojnë për  “by**ën e tyre”. Idiotë i ka cilësuar Veliaj opozitarët që mendojnë vetëm për pushtet dhe zihen për karrige në një kohë kur vendi u përball me tërmetin dhe me përmbytjet dhe shumë njerëz e gdhinë natën. Ai tha se vendi ka nevojë për një tërmet në mentalitet pasi njëra anë e politikës mendon si të përballojë pasojat e tërmetit dhe t’u vijë në ndihmë banorëve duke i ndërtuar shtëpitë dhe kampi tjetër që është opozita luajnë vigani shkurtaqi nëpër tryezat e ndërkombëtarëve.

“Ka qenë një moment gjunjëzimi ndaj natyrës tërmeti. Në një hotel tjetër u bë teatër, mendojnë për vete dhe ikin nga tryezat. Më falni për shprehjen; për by**ën e tyre. Ka ardhur nevoja për një tërmet mentaliteti. Si mund të funksionoje politika kështu?! Disa punojnë dhe e gdhijnë natën të tjerët luajnë hotelesh. Shpërblim për zjarrfikësit. Këta janë heronj, ata që kanë ngelur pa gjumë 72 orë. Jo këta idiotët, vigani-shkurtabiqi, që ikin nga tavolina. Kemi nevojë për tërmet në mentalitetin tonë”, tha Veliaj gjatë fjalës së mbajtur në këshillin konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore pas tërmetit që goditi Tiranën dhe Durrësin.


Gjatë të mërkurës përfaqësuesit e opozitës së bashkuar braktisën tryezën e organizuar nga OSBE me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike për reformën zgjedhore. Përfaqësuesi i PD Ivi Kaso propozoi që reforma të dalë jashtë parlamentit dhe të bëhet nga një strukturë e posaçme me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve duke përjashtuar opozitën parlamentare. Ky propozim i tij u rrëzua jo vetëm nga kryeministri Rama i cili u shpreh se nuk pranon “përkthyes për të folur shqip”, ashtu edhe nga ambasadori i OSBE-së Borchard i cili tha se në Shqipëri në qeverisin ata dhe i takon politikës shqiptare që ta bëjë këtë reformë. Edhe opozita parlamentare bëri të qartë se nuk do të miratojë asnjë reformë që bëhet pa praninë e tyre. Siç duket edhe Veliaj është kundër këtij propozimi dhe sjellës së opozitës në këtë tryezë./realstory.al 




Skip to toolbar