Vendimi “historik” i Britanisë/ Pas më shumë se 100 vitesh, lejon ushtarët të mbajnë mjekër

BOTA


Pas shumë vitesh shqyrtim, ushtria britanike vendosi t’i jepte fund ndalimit të mbajtjes së mjekrës, që vlente si për ushtarët ashtu edhe për oficerët, pas më shumë se 100 vjetësh.

Vendimi u mor pasi ushtria kreu një rishikim të rregullave të saj për pamjen personale, të cilat deri më tani lejonin vetëm mbajtjen e mustaqeve.


“Shumica dërrmuese mendoi se ushtria duhet të ndryshojë rregullin aktual dhe të lejojë ushtarët dhe oficerët të mbajnë mjekër”, tha zëdhënësi i ushtrisë britanike, Paul Carney.

Ai deklaroi se oficerëve dhe ushtarëve do t’u lejohet të rrisin mjekrën, por duhet të kenë një pamje profesionale dhe t’u përmbahen udhëzimeve specifike se si mund të duket mjekra e tyre.

Me këtë vendim, Britania e Madhe bashkohet me ushtritë e Danimarkës, Gjermanisë dhe Belgjikës, të cilat tashmë lejojnë ushtarët dhe oficerët e tyre të mbajnë mjekër.




Skip to toolbar