Vendimi i Kolegjit, Biba: U konfirmua ligjërisht vendimi i KQZ

Më të fundit


Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të mos pranuar kërkesën e PUK për çregjistrim nga gara për zgjedhjet lokale, përmes të cilit konfirmoi legjitimitetin e 30 qershorit, ka ardhur edhe reagimin i nënkryetarit të KQZ, Denar Biba. Biba thotë se vendimi i Kolegjit Zgjedhor la në fuqi vendimmarrjen e KQZ duke konstatuar pavlefshmëri absolute të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e 30 qershorit.

“Kolegji Zgjedhor me votë unanime 5-0 rrëzoi ankimin e Partisë Uniteti Kombëtar për tu çregjistruar nga zgjedhjet për pushtetin vendor të datës 30 qershor 2019. Më fjalë të tjera, Kolegji Zgjedhor, që është trupa më e lartë gjyqësore për çështjet zgjedhore e vendimi i të cilit është i pa ankimueshëm, sapo la në fuqi vendimmarrjen e KQZ, vendimmarrje që, ndër të tjera, konstaton edhe pavlefshmërinë absolute të Dekretit të Presidentit të Republikës. Do të doja shumë që kjo situatë të ishte e paqenë, që Presidenti të mos e kishte nxjerrë Dekretin e dytë për anulimin e datës së zgjedhjeve; që KQZ të mos vihej në pozitën e vështirë e të padëshirueshme për të konstatuar si absolutisht të pavlefshëm një akt të Kreut të Shtetit; që Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit të mos e godiste Dekretin e Presidentit e në një farë mënyre edhe autoritetin e tij”, shkruan Biba.


Ndërsa ai shprehet i kënaqur për këtë vendim, që i dha të drejtë profesionalisht vendimit të KQZ. “Nuk mund ta fsheh kënaqësine personale për ngadhënjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshëm tashmë se vendimi i KQZ ishte ligjërisht korrekt, paçka se politikisht nuk i pëlqeu një pjese të politikanëve të vendit. KQZ nuk mori kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, paçka se më se një herë, kjo e fundit ka vendosur se dekretet presidenciale nuk përbëjnë lëndë kushtetuese. KQZ u gjend përpara një situate ku, ose do ndërpriste procesin zgjedhor, ose do të vijonte përgatitjet, megjithëse dekreti që anuloi datën e zgjedhjeve ishte haptazi i paligjshëm. Ne u fokusuam te paligjshmëria flagrante, e jo te kushtetutshmëria/antikushtetushmëria e dekretit”, deklaroi Biba, duke shtuar se tashmë vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqësisht.

Denar Biba ishte personi që drejtoi mbledhjen e KQZ, e cila e shpalli nul dekretin e presidentit Meta, pasi kryetari i KQZ, Klement Zgrui u tërhoq, duke deklaruar se nuk donte të bëhej pjesë e kësaj çështje.

Kolegji Zgjdhor me vote unanime 5-0 rrezoi ankimin e Partise Uniteti Kombetar per tu cregjistruar nga zgjdhjet per…

Gepostet von Denar Biba am Montag, 24. Juni 2019



Skip to toolbar