‘Vendoret’, Benet Beci në ‘Real Story’: Shkodra po më mirëpret! Prioritet, zgjidhja e problemeve

Më të fundit


Në Shkodër, bastionin historik të së djathtës, socialistët kërkojnë që të bëjnë historinë në zgjedhjet vendore të 14 majit, me Benet Becin! Duke e konsideruar Shkodrën si një qytet me shumë peshë, kandidati i Partisë Socialiste për kryeqendrën e veriut, Benet Beci, i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, tha se e ka pritur dhe mbi të gjitha e ka dashur që të jetë në garë për të drejtuar Shkodrën. Beci shprehet optimist për një rezultat triumfues në Shkodër, e premtoi se qyteti ka nevojë për shumë punë për t’ju kthyer shkëlqimit.

‘Gjithë destinacioni ime prej shumë kohësh është nisur për të shkuar në Shkodër. Gjithë eksperienca ime, zgjedhja si deputet në Shkodër edhe çdo eksperiencë që kisha. Më duket si një destiny (fat) është nisur për të ardhur te kjo pikë. Nuk ka thirrje më të madhe sesa thirrja dhe ajo që mund të bësh në qytetin tënd. Jo vetëm e kam pritur dhe dashur por më duket është gjëja e duhur në kohën e duhur për të dhënë për qytetin që e sheh se nuk janë aty ku duhen. Shkodra është një qytet me shumë peshë! Është e thellë për arsye të historisë dhe traditës. Unë besoj se në Shkodër ka shumë rëndësi edhe tradita edhe familja dhe ajo që kemi bërë. Shkodra jo vetëm më mirëpret, pro kam kuptuar se më mirëpret me shpresë. Shkodra jo vetëm mirëpret, por po ngremë një shpresë ashtu siç shkodranët e mendojnë. Ka nevojë për shumë punë për t’ju kthyer shkëlqimit.’- tha Beci.





Skip to toolbar