Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ

KOSOVA


Shkarkohet kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka. Vendimi është marrë sot nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në arsyetimin e vendimit të presidencës thuhet se kreu i këtij institucioni duhet të jetë i pavarur.


Valdete Daka u sulmua në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga partitë politike, ku Vetëvendosja, e quajti ‘militante partiake’. Përfaqësues të saj në KQZ, në çdo konferencë të këtij institucioni të zgjedhjeve, akuzonin Dakën për përfshirje në politikë.

Presion të ashpër ndaj Dakës, bëri edhe Glauk Konjufca, aktualisht kryeparlamentar, e cila kishte kryetaren e KQZ-së si ‘person që ndikon në KQZ’.




Skip to toolbar