Vjosa “Park Kombëtar”/ Rama-europianëve: U turrët ta mbronit nga zbutja! 

Më të fundit


Shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si një moment historik. Në fjalën e tij nga Tepelena, kreu i qeverisë u ka dhënë një mesazh të gjithë europianëve që kanë qenë skeptik mbi këtë vendim dhe tentuan që qeveria të “mos zbuste tigrin” e Vjosës. Rama u ka kërkuar atyre që të bëjnë një “larje të ndërgjegjies””, teksa hodhi firmën e fundit për aktin final të statusit Park Kombëtar të lumit Vjosa.

“Sot ne mbrojmë përgjithmonë lumin e fundit të egër të europës. Në këtë rrugë patëm shumë europianë që pasi i zbutën lumenjtë e tyre të egër u turrën te Vjosa që ta mbrojnë nga zbutja. Shumë europianë që tigrat e tyre të natyrës së tyre i kthyen në mase, u kthyen nga ne që të mos guxojmë të zbusim tigrin tonë. Atyre u japim mundësi që të bëjnë një larje të ndërgjegjes së tyre, ashtu sikundër mes tyre ne patëm fatin të takojmë njerëz të cilët janë vërtet bekim i këtij planeti”, tha Rama.


Kryeministri bëri me dije se aktualisht, Shqipëria ka 21% të territorit zonë të mbrojtur dhe objektivi i qeverisë, sikurse theksoi Rama, është që kjo shifër të shkojë në 30%.

“Sot Shqipëria ka 21 % të territorit zonë të mbrojtur, e kemi gjetur me shumë më pak kur morëm detyrën dhe ccdo vit rritëm sipërfaqen. Objektivi ynë ta çojmë në 30% territorin në zonë të mbrojtur. T’u japim njerëzve një perspektivë të re zhvillimi, për të cilën nuk mjafton të kesh Vjosën, por të dish se si. Këtu bëhet e domosdoshme gjetja e partnerëve dhe aleatëve të ditur.  Ne sot jemi krenar për shumë gjëra që kemi bërë në funksion të mjedisit”, shtoi ai.




Skip to toolbar