Vlorë/ Dhunuan dhe sulmuan me thikë dy vëllezër, vihet nën hetim 46 vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij

AKTUALITET


Një person është vënë nën hetim ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim pas një konflikti me dy persona të tjerë, gjithashtu vëllezër.

Ngjarja ka ndodhur të martën në aksin “Llogara-Palasë” për motive të dobëta.

Sipas policisë, ata janë konfliktuar fizikisht me dy personat dhe më pas njëri prej vëllezërve, 33 vjeç, i ka dëmtuar ata me mjet prerës.

Dy vëllezërit ndodhen jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al



Skip to toolbar