Vodhën para me tendera fiktivë, në pranga 4 ish-zyrtarë të spitalit

AKTUALITET


Katër ish-zyrtarë të administratës së spitalit të Tepelenës janë arrestuar nga policia pasi kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash përmes tenderave fiktivë.

Policia njofton se në pranga ka rënë Gëzim Allkushi, 35 vjeç, banues në Memaliaj, ish-shef finance në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë; Sajmir Meçe, 31 vjeç, banues në Memaliaj, specialist statistike në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë; Aleksandra Kada, 31 vjeçe, banuese në Tepelenë, ish-juriste në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë; Jonida Sako 30 vjeçe, banuese në Tepelenë, ish-specialiste e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë.


Gjithashtu policia ka nisur procedimi penal dhe hetimi në gjendje të lirë për F.L., e cila ishte e punësuar në një subjekt privat në fushën e “Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis”.

Te pestë personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë firmosur një tender fiktiv në vitin 2017 për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh. Por mashtrimi u zbulua nga policia e Tepelenës pas disa muajsh hetime.

Personat e arrestuar akuzohen për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në bashkëpunim, “Vjedhja në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.




Skip to toolbar