Vota e emigrantëve dhe teknologjia në zgjedhje, Celibashi pret kreun e OSBE

AKTUALITET


Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është takuar sot me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Përmes një takimi në Twitter, Celibashi thotë se takimi mes tyre është fokusuar në dy çështje prioritare, siç është implementimi i teknologjisë në zgjedhje dhe mundësimi i votimit nga jashtë të emigrantëve.


STATUSI I PLOTE
Së bashku me Nënkomisioneren Lealba Pelinku e njohëm Ambasadorin @VincenzoDelMon3 me hapat e ndërmarrë për përgatitjen e procesit zgjedhor, ku u fokusuam në dy çështjet prioritare; implementimin e teknologjisë në zgjedhje dhe mundësimin e votimit nga jashtë të emigrantëve.




Skip to toolbar